“Strasburgu”: 37 mln €
vetëm për 8 pronarë

“Strasburgu”: 37 mln €<br />vetëm për 8 pronarë
Shqipëria pritet të përballet me ndëshkim nga Gjykata e Strasburgut. Pasi nga 413 padi të pronarëve shqiptarë në Strasburg vetëm për 8 syresh shteti duhet të dëmshpërblejë deri në qershor pronarët me shumën prej 37 milionë euro.

Gëzim Boçari Zv.Dekan e shef i Departamentit të Farmakologjisë në Fakultetin e Mjekësisë pret prej 22 vitesh të marrë pronën që i takon, të trashëguar nga prindërit e tij.

“Në rrugë korruptive atë e kanë marrë të tjerë që nuk janë pronarë“ thotë Boçari. Në vitin 2003 ai fiton çështjen dhe Strasburgu detyron shtetin t’i paguajë atij dëmshpërblim prej 49 mijë Euro.

Agim Toro, sekretar i shoqatës ”Pronësi me Drejtësi” thotë se sipas të dhënave zyrtare janë 413 dosje të pronarëve shqiptarë që janë pranuar për t’u shqyrtar nga Gjykata e Strasburgut.

Në ditët e para të Marsit një delegacion nga KiE do vijë në Shqipëri për të parë zbatimin e vendimeve nga qeveria për çështjet e përfunduara.

“Për 8 çështje të fituara nga pronarët e Shqipërisë në Strasburg, qeveria duhet t’i kompensojë ata me 37 milionë Euro. Për çështjet e tjera Gjykata i ka kërkuar qeverisë që të gjëjë zgjidhje paqësore, me mirëkuptim.

Çështjet e fi tuara deri tani në Strasburg nga pronarët e Shqipërisë, mund të kenë një kosto financiare prej 150 milionë Euro. Deri në qershor kjo Gjykatë do shqyrtojë “en block” 60 dosje”, tha Toro.

Ndërsa Boçari tha se ka shpresë se kryeministri Rama që ka premtuar se pronat ne bregdetin e Jonit do t’ua ktheje pronareve te ligjshëm.

Shkrimi u publikuar sot (28.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com version Print

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Alibeaj në Report Tv: S’ka bashkëpunim me Berishën, PD një organizëm privat për të luftuar SPAK! Qeveria teknike? Lojë, i shiti Ramës zgjedhjet

Alibeaj në Report Tv: S’ka bashkëpunim me Berishën, PD një organizëm privat për të luftuar SPAK! Qeveria teknike? Lojë, i shiti Ramës zgjedhjet