Brenda kuadrit konceptual të edicionit actual, Sprova për Demokraci, White House Biennial do të prezantojë një program shumë-shtresësh ndërkombëtar të ndarë në dy ekspozita. Strategji dhe Taktika është ekspozita e parë e cila fokusohet në videoartin bashkëkohor sllovak, kuruar nga Lýdia Pribišová.
Në këtë ekspozitë do të marrin pjesë artistët artistët: Anton Čierny, Pavlína Fichta Čierna, Iva Durkáčová, Oto Hudec, Martin Kochan, Daniela Krajčová, Tamara Moyzes, Ilona Németh, Lucia Nimcová, Tomáš Rafa, Shlomi Yaffe, Anabela Žigová. Tema kryesore e ekspozitës, një përzgjedhje e videoartit bashkëkohor sllovak, është bazuar në kundërvënien mes strategjisë dhe taktikës.Dallimet mes tyre janë propozuar nga filozofi francez Michel de Certeau në librin e tij “Praktika e Jetën së Përditshme” (1984).
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 29 Korrik 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)