“Studentët e filmuar janë anëtarë
të FRESH, paguam vetëm biletat”

“Studentët e filmuar janë anëtarë<br />të FRESH, paguam vetëm biletat”
TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste Ilir Pendavinji, i dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit, njëkohësisht edhe kreut i PS-së në Korçë mohon të jenë paguar lekë në këmbim të votës për kandidatin e së majtës Sotiraq Filo në zgjedhjet e pjeshme vendore që u shvilluan në Korçë më 3 nëntor. Pas publikimit të vidios nga emisioni “Fiks Fare”, ai tha se lekët janë paguar për studentën që kanë udhëtuar nga Tirana për Korçë për të marrë pjesë në votimin e së dielës. Sipas tij, filmimet e shfaqura nuk tregojnë blreje vote, ndërsa i ka kërkuar Prokurorisë të pyes studentët. “Nuk është e vërtetë. Nuk kemi paguar lekë për të votuar, por studenët e filmuar janë anëtarë të FRESH dhe u kemi paguar shpenzimet e rrugës. Ky gjest nuk tregon vjedhje dhe blerjen e votës.

Prokuroria të pyesë studentët që janë filmuar nëse janë apo jo anëtare të FRESSH. Ja lëmë në dore drejtësisë këtë çështje”- tha Pendavinji në një deklaratë për shtyp nga selia e PS-së në Korçë. Ditën e hënë emisioni Fiks Fare ka publikuar një vidio se si të rrinjtë e qytetit të Korçës kanë marrë 2000 lekë të reja për marrjen pjesë në votim. Rregjistrimi është bërë në zyrën elektorale të kandidatit (sot ai është fituesi i zgjedhjeve) Sotiraq Filo. Po ditën që është trasmetuar vidioja nga emisioni “Fiks Fare” ka reguar edhe Partia Demokratike e cila ka kërkuar publikisht përsëritjen e zgjedhjeve në qytetin e Korçës.

Përveç kësaj, të djathtët kanë kërkuar që kjo të hetohet. “Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë që të nisë menjëherë një hetim të plotë e të gjithanshëm, të sekuestrojë menjëherë të gjithë dokumentacionin dhe regjistrat qe u panë nga të gjithë shqiptarët në zyrat e PS në Korçë dhe të kërkojë ndërshkimin më të ashpër ndaj të gjithë ekzekutorëve, organizatorëve, urdhëruesve, përfituesve dhe financuesve të këtij akti të rëndë”, është shprehur Halimi në një konferencë për shtyp mbrëmjen e së hënës.

Shkrimi u publikua sot (6.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com­)

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia