“Të njihesh në internet”, shfaqja e
Kiço Londos në Teatrin Kombëta

“Të njihesh në internet”, shfaqja e<br />Kiço Londos në Teatrin Kombëta
TIRANË- Teatri shëtitës i Kiço Londos këtë herë ka ngjitur në skenën e Teatrit Kombëtar komendinë “Të njihesh në internet” .

Kjo komedi dinamike është testuar më parë në rrethe të ndryshme të Shqipërisë ku ka rezultuar e sukseshme, duke ardhur për herë të parë në skenën e teatrit Kombëtar të kryeqytetit. 

Komedia sjell një trupë të aktorësh të rinj,por edhe me emra të njohur, si Xhevahir Zeneli, të cilët sjellin plot ritëm, dinamizëm një shfaqje ndryshe nga të tjerat.

Shfaqja trajton jetën e dyfishtë të një shoferi taksie, i martuar dy herë njëkohësisht dhe që fëmijët njihen dhe dashurohen nëpërmjet rrjeteve sociale.

I gjithë subjekti sjell përpjekjet e dëshpëruara të John Smith për të fshehur të vërtetën dhe për të mos takuar dy familjet me njëra-tjetrën. Por në fund gjithçka u zbulua.

“Të njihesh në internet” do të vijojë të shoqërojë fundjavat e kryeqytetit në ambientet e Teatrit Kombëtar.
 
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane