FIER- Nismëtarët e “Green Line” që synojnë të sensibilizojnë qytetarët për ruajtjen e mjedisit janë ndalur këtë herë në qytetin e Fierit.
 
Ata kanë kërkuar mbështetjen e bashkisë që më 22 nëntor të angazhohen sa më shumë qytetarë për realizimin e këtij projekti.

Aktivistët kanë ndërmarrë një iniciativë për pastrimin e Shqipërisë.

Përfaqësuesit e kësaj nisme i kanë kërkuar mbështetje nënkryetarit të bashkisë së Fierit, që më 22 nëntor që synon pastrimin e zonave të ndotura.

Ndërkohë nënkryetari i bashkisë së Lushnjës tregoi gadishmërinë për t'ju bashkuar kësaj nisme.

Më 22 nëntor, nismëtarë të “Green Line” me mbështetjen e qytetarëve në të gjithë vendin do të ndërmarrin një aksion pastrami, duke sensibilizuar këdo, që të japë kontributin e tij për ruajtjen e mjedisit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)