“Të shpëtojmë jetë”, punonjësit
e Alpha Bank dhurojnë gjak

“Të shpëtojmë jetë”, punonjësit<br />e Alpha Bank dhurojnë gjak
TIRANE - Për të tretin vit radhazi, Alpha Bank Albania në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar, në kuadër të ditën ndërkombëtare të dhurimit të gjakut, ka dhuruar gjak vullnetarisht, kjo për të përcjellë mesazhin që dhurimi i gjakut është një aktivitet jetësor dhe të gjithë duhet të jenë dhurues të rregullt.
 
“Jam shumë krenar që banka jonë, Alpha Bank, ka nisur këtë traditë në ditën e dhurimit të gjakut, sepse nëpërmjet këtij akti të thjeshtë, human ne dhurojmë jetë. Është e rëndësishme që të gjithë të kuptojmë që është përgjegjësia jonë sociale, të ndihmojmë njerëzit që kanë nevojë për ne. Dua të falenderoj Kryqin e Kuq shqiptar për fushatën e sensibilizmit që ka ndërmarrë dhe gjithashtu kolegët e mi që me anë të këtij akti janë bërë shpëtimtarë të një jete”,-tha drejtori i Alpha Bank, Periklis Drougkas.
 
Sipas Kryqit të Kuq nevoja për gjak në vendin tonë është rreth 300 mijë njësi gjaku, ndërkohë që mblidhen rreth 200 mijë njësi, ku rreth 300 pacientë kanë nevojë të marrin gjak çdo muaj.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ