“Takimet Thaçi-Daçiç kanë
normalizuar gjendjen në veri”

“Takimet Thaçi-Daçiç kanë<br />normalizuar gjendjen në veri”
Takimet e shpeshta që po ndodhin kohët e fundit në mes të kryeministrave Thaçi dhe Daçiç, sikur kanë ndikuar në relaksimin e raporteve ndëretnike në veri të Mitrovicës. Sipas qytetarëve serbë të asaj pjese, situata e përgjithshme e sigurisë në veri pas takimeve të fundit të dy kryeministrave, është dukshëm më e qetë dhe më stabile, ndërsa shpresojnë se duhet edhe pak kohë deri te një pajtim i plotë.

Branisllav Kllajiq, qytetar i veriut të Mitrovicës, ka vlerësuar situatën e përgjithshme shumë më pozitive dhe më të qetë. Megjithatë, shtoi ai, duhet akoma kohë për t’u verifikuar
detajet e marrëveshjes dhe dobitë që ajo sjellë për popullatën në përgjithësi.“Është me rëndësi që rezultati i marrëveshjes në mes të kryeministrave Thaçi e Daçiç, të kontribuojë jo vetëm për qytetarët e pjesë veriore, por edhe për qytetarët në jug, si dhe për një të ardhme të tyre më të mirë”, ka thënë Kllajiq për Kosovapress.

Ai shtoi se vetëm raportet e mira ndëretnike, por edhe ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë, çojnë nga një e ardhme e përgjithshme më e ndritur. Sipas tij, me rëndësi është se procesi i bisedimeve ka filluar dhe është i suksesshëm. Ndërkaq, Gojko Mariq, një i ri nga Shabaci i Serbisë, i cili ka ardhur për festën e Vidovdanit dhe është për të shtatën herë në Mitrovicë, thotë për Kosovapress se vëren ndryshime të mëdha pozitive këtu, në raport me herët e kaluara. Sipas tij, këtij përmirësimi të raporteve ndëretnike padyshim se i ka kontribuuar takimet në mes të kryeministrave të të dyja shteteve.

“Tani njerëzit janë më të mirë në sjelljet e tyre, nga të dyja palët. Ekzistojnë akoma disa situata dhe njerëz ekstremë, por shumica prej tyre kanë ndryshuar dhe tani janë për bashkëjetesë”, theksoi Mariq. Ai potencoi se për dy-tre vite, marrëdhëniet ndëretnike do të normalizohen plotësisht dhe qytetarët e Mitrovicës do të lëvizin lirshëm si në jug, ashtu edhe në veri.

Një qytetar tjetër serb, i cili nuk deshi të prezantohet dhe të tregoj se nga cili qytet i Serbisë ka ardhur në Mitrovicë, ka fajësuar disa prej politikanëve serbë dhe shqiptarë, për të cilët tha se për interesat e tyre personale po mbajnë situatën nën tension në veri. “Gjërat po shkojnë drejt normalizimit. Natyrisht duhet akoma kohë, sepse e keni parasysh që lufta ka lënë pasoja tek shumë familje si shqiptare, ashtu edhe serbe”, ka thënë mes tjerash ai, duke shtuar se takimi mes kryeministrave po ndikon jashtëzakonisht në normalizimin e raporteve të përgjithshme.

Në anën tjetër, ngjashëm janë shprehur edhe disa banorë shqiptarë të lagjeve të ndryshme veriore, me popullatë të përzier. Ata kanë konfirmuar po ashtu se takimet në mes të Thaçit dhe Daçiç kanë ndikuar tej mase në normalizimin e marëdhënieve ndëretnike dhe stabilizimin e situatës së përgjithshme në atë pjesë. Ndryshe, kujtojmë se marrëveshja e arritur mes dy kryeministrave në muajin prill, synon zgjidhjen e problemeve në terren dhe garantimin e progresit të shpejtë të Kosovës dhe Serbisë drejt Bashkimit Europian.

Marrë nga Kosova Press
(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri