TIRANE - Moody’s ngel në klasë Formula 1. Pavarësisht nga fakti se botërori i këtij sezoni është një ndër më të bukurit e viteve të fundit, falë garës kokë më kokë mes Fernando Alonso dhe Sebastian Vettel, agjencia amerikane vlerësimeve ka reduktuar me dy pikë vlerësimin për Alpha Topco, kasaforta përmes së cilës Bernie Ecclestone dhe ortakët e tij financiarë menaxhojnë interesat e këtij sporti.

Vendimi është marrë për shkak “të shtimit të borxheve të shoqërisë”, që është detyruar të lëshojë një seri letrash me vlerë për të paguar ortakët e saj dhe për të adoptuar një strategji menaxhimi financiar “më agresiv” pas dështimit të kuotimit në Bursën e Singaporit, e parashikuar për nga mesi i këtij viti e që u shty për të shkak të kushteve të këqija të tregjeve.

Patroni i Formula 1 po tenton prej rreth dy vjetësh të vlerësojë investimet e tij në botën e motorrëve. Në fillim hoqi dorë nga kontrolli i fondit CVC, më pas refuzoi interesat insistuese të Exor dhe të Ferrarit dhe para pak muajsh vendosi 25% të kapitalit në BlackRock dhe Norge Investment Banka, në një operacion që e çoi në 7 miliardë euro vlerën e të gjithë biznesit.

(im/shqiptarja.com)