“Tetori gjerman” në Shqipëri,
aktivitete në Tiranë dhe rrethe
Ambasadori gjerman, Hellmut Hoffman, ka prezantuar axhendën e aktiviteve që do të organizohen edhe me rastin e 25 vjetorit të marrëdhënieve tregtare-ekonomike.
TIRANË - Koncerte rroku, muzikë klasike, teatër, mbrëmje letrare, ekspozita me fotografi të pa publikuara ndonjëherë e shumë aktivitete të tjera. Kjo është përmbajtja e aktiviteteve të organizuar nga Ambasada e Gjermanisë në Shqipëri, në kuadër të “Tetorit Gjerman”.
Ky aktivitet zhvillohet për të shtatin vit me radhë në Tiranë e sivjet është i shtrirë edhe në disa qytete tjera. Ky sezon, sipas ambasadorit gjerman, Hellmut Hoffman, i cili foli për aktivitetet e muajit tetor dhe qëllimin e tyre, përkon dhe me 25 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve tregëtare e ekonomike me Shqipërisë dhe Gjermanisë.
“Është shndërruar në një traditë pozitive, që ne këtë vit, për herë të shtatë, jemi duke organizuar tetorin gjerman. Këtë vit kemi zgjedhur si moto të “Tetorit Gjerman” pikërisht 25 vjet bashkëpunim ekonomik, sepse ky vit përkon pikërisht me 25 vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve tona. Marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë mjaft të ngushta dhe shumë të mirë, por kjo nuk do të thotë që nuk duhet t’i zgjerojmë dhe intensifikojmë ato më tej.
Qëllimi i tetorit gjerman është që të mund të zgjojmë tek njëri-tjetri kureshtjen, të njihemi më mirë me njëri-tjetrin dhe të mësojmë më shumë rreth vetes tonë”, tha gjatë prezantimit, ambasadori gjerman Hellmut Hoffman.
Ndërsa zëdhënësja e shtypit për aktivitetet e “Tetorit Gjerman”, Cristiane Wolters, prezantoi aktivitetet që do të zhvillohen nga data 29 shtator e do të mbyllen më 19 nëntor.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?
-
Po
12.3%
-
Jo
83.4%
-
Nuk e di
4.4%
Vota total: 1868
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Euro 2024/ Mbyllet faza e 1/8, mësohet katër çiftet çerekfinaliste të Evropianit
2 Korrik, 22:53
-
Euro 2024/ Merih Demiral hero, Turqia mposht 1-2 Austrinë dhe gjen Holandën në çerekfinale
2 Korrik, 22:53
-
Gjirokastër/ Përplasen dy makina me njëra tjetrën, 4 të lënduar
2 Korrik, 22:46
-
Bazat amerikane në Evropë përgatiten për sulm të mundshëm terrorist
2 Korrik, 22:38
-
Spahiu: Ne 2034 Shqipëria bie 1.8 milion banorë! Ja arsyet e pandalshme
2 Korrik, 22:30
-
Euro 2024/ Brezi i artë i Belgjikës pa asnjë trofe, De Bruyne 'shfryn' ndaj gazetarit: Idiot
2 Korrik, 22:21
-
Dialogu Kosovë - Serbi/ Bislimi pas takimit trepalësh në Bruksel: Serbia e interesuar vetëm për Asociacionin
2 Korrik, 22:09
-
'Nuk do e kontestoja rezultatin e Censit', gazetarja e ekonomisë: 3% nuk janë përfshirë tek shifra 2.4 milion banorë
2 Korrik, 22:05
-
Spahiu: Emigracioni tipik Ballkanik! 400.000 kroatë jane larguar nga Kroacia vitet e fundit
2 Korrik, 22:00
-
Bruksel/ Kryenegociatorët e Kosovës, Serbisë dhe i dërguari i BE-së takim trepalësh
2 Korrik, 21:59
-
Rezultatet e Censit, deputeti Lavdrim Krashi: E rëndësishme qëllimi! Nxjerr në pah problematikat që ka vendi
2 Korrik, 21:47
-
Skerdjan Dhuli nuk i beson të dhënave të Censit: Shoh rënie të popullsisë! Pse u zgjat publikimi?
2 Korrik, 21:42