“Tetori Gjerman” prezanton
shtëpitë prej druri për Thethin

“Tetori Gjerman” prezanton<br />shtëpitë prej druri për Thethin<br>
Arkitektura tradicionale në Alpe, pjesë e aktivitetit “Tetori Gjerman“, është prezantuar të mërkurën në mbrëmje në kimena “Millenium”. Si duket arkitektura tradicionale në Theth? Si ndërlidhen shtëpitë tipike me peizazhin e historinë dhe, si mund të ruhet dhe të marrin më shumë vëmendje vlerat tradicionale?. 

Janë këto disa pyetje me të cilat janë marrë studentët e arkitekturës së universiteteve shqiptare dhe më pas idetë e tyre u sintetizuan në një projekt për zhvillimin e Thethit që është mbështetur nga Ambasada Gjermane dhe GIZ. Aktiviteti u zhvillua nga Cabra, shoqëria për Mbrojtjen e Biodiversitetit në zonat rurale të Shqipërisë dhe nga Ministria e mjedisit e GOPA Wordwide Consultants. 

Tetori Gjerman organizohet këtë vit për të njëmbëdhjetën herë radhazi. Aktivitetet kanë nisur që më 2 tetor dhe do të vijojnë me projekte që ndihmojnë për zhvillimin e vendit. Ndërkohë po vijon programi me aktivitetet kulturore klasike nga fusha e teatrit, kërcimit, filmit dhe muzikës dhe ky program i larmishëm përfundon më 16 nëntor me ciklin e aktiviteteve “Dita e Kujtesës”.

[gallery]24328[/gallery]

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari