“The Guardian”:Grekët të përballen
me rolin në masakrën e Srebenicës

“The Guardian”:Grekët të përballen<br />me rolin në masakrën e Srebenicës
Është diçka që greket iu frikësuan prej vitesh: E vërteta e fshehur nga Greqia prej kohësh, kur vullnetarë grekë shkuan në Srebrenicë të Bosnjës duke marrë pjesë  në gjenocidin serb, masakra më e tmerrshme prej Luftës së II-të Botërore, dhe duke ngritur me krenari flamurin e Greqisë pas masakrimit të myslimanëve boshnjakë, ku mbi 7000 sosh patën vdekur, shkruan e përditshmja londineze “The Guardian”.

Javën e ardhshme Serbia merr kryesimin e BE-së, ndërkaq ish-presidenti serb Milan Millotinoviq do të sillet para Tribunalit të Hagës nën akuzat për krime lufte, ndërkohë që përfshirja e Greqisë në këtë mizori, dhe sekretet e tjera të Athinës me dëshirë do të varroseshin përjetësisht, mund të zbardhen nga paraqitja e 60-vjeçarit Millotinoviq para tribunalit.

“The Guardian” shkruan se askush nuk ka luajtur rol më të rëndësishëm se Millotinoviq në aleancën Athinë-Beograd gjatë viteve të nëntëdhjeta kur zhvilloheshin konflikte të mëdha në Ballkan.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës