BRITANI - Sipas britanikes “The Sunday Times”  mesatarisht 20 ekstremistë britanikë çdo muaj i drejtohen Sirisë dhe Irakut për t’u bashkuar me ISIS.

E përditshmja britanike ndërsa citon burimet e saj brenda shërbimeve sekrete MI 5 dhe MI 6 shton se numri i atyre që shkojnë drejtë Sirisë dhe Irakut është rritur nga momenti kur ISIS deklaroi krijimin e një "Kalifati" 9 javë më parë.

“The Sunday Times” raportoi se shërbimet sekrete britanike kanë mundur të identifikojnë xhihadistin me theks britanik që ekzekutoj në mënyrë barbare duke i prerë kokën gazetarit amerikan James Foley.
 
Ajo raporton se xhihadisti i maskuar është reperi britanik Abdel-Majed Abdel Bary i cili është nisur për në Siri vitin e kaluar për t’u bërë pjesë e luftës civil. Së fundmi Abdel-Majed Abdel Bary, i njohur si “John the Beatle” ka publikuar në ‘Twitter’ një foto ku mban në dorë një kokë të prerë.

 Abdel-Majed Abdel Bary
(Në Foto:reperi britanik që i është bashkuar ISIS, Abdel-Majed Abdel Bary)

Ai i bashkohet listës së tre britanikëve të tjerë  si liderë të mundshëm të një grupi xhihadist që kujtuar nga pengjet e liruara si “the Beatles.”

Sipas britanikes “The Sunday Times”  mesatarisht 20 ekstremistë britanikë çdo muaj i drejtohen Sirisë dhe Irakut për t’u bashkuar me ISIS.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)