TIRANE - Seanca gjyqësore ndaj Ardian Bitrajt, Klevis Bejta e Mimoza Bruzia nën akuzë për vjedhjen në bashkëpunim të 713 milionë lekëve nga thesari i Bankës së Shqipërisë është shtyrë për të tretën herë, duke zgjatur vetëm pak minuta.

Shkak për shtyrjen e seancës këtë të mërkurë është bërë kërkesa e avokatit të Mimoza Bruzisë dhe Klevis Bejtjes që kanë kërkuar ndarje të çështjes nga Ardian Bitraj, i cili deri më tani është i vetmi që ka pranuar vjedhjen.

Pa përgjigje këtë seancë mbeti dhe kërkesa e përfaqësuesve të Bankës së Shqipërisë të cilët për dy seanca me radhë kërkojnë të pranohet padia e tyre civile për rikthimin e shumës së vjedhur nga të pandehurit.


(Gre.M/Shqiptarja.com)