Slogani i kombëtares tonë drejt Euro 2016 do të jetë “Ti Shqipëri më jep nder”. Gjatë prezantimit të projektit të stadiumit të ri kombëtarë "Qemal Stafa" presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armando Duka e zyrtarizojë atë që thuajse të gjithë e dinim për rrugëtimin e Kombëtares tonë.

Kreu i FSHF-së e konsideroi më pas kualifikimin e Shqipërisë në Kampionatin Evropian si një tregues që futbolli ynë meriton shumë.

“Ky sukses është prova që futbolli ynë meriton shumë. Është një faqe e parë dhe një kapitull i ri që tregon se pavarësisht vështirësive, futbolli ka objektiva të larta”, deklaroi Duka.

Redaksia online
(s/shqiptarja.com)