“Time”, udhëtimi i tre
videoinstalacioneve pa zë

“Time”, udhëtimi i tre<br />videoinstalacioneve pa zë
Tre video instalacione pa zë nën emërtimin “Time” hapën në galerinë FAB ekspozitën nga artistia e re Yllka Gjollesha nën kurimin e Ardian Isufi.

Kjo ekspozitë e veçantë në kurimin e detajeve përcillte soditjen e imazhit duke treguar botën përmes shqisave.

Në përurimin e saj, të shumtë ishin ata që kishin ardhur për të admiruar punën e artistës së re Yllka Gjollesha.

EKSPOZITA TIME

Në një intervistë për emisionin e mëngjesit “Rreze Diellli”, u shpreh e emocionuar se kjo ishte ekspozita e saj e parë personale. “Emocionet janë shumë të veçanta. Kjo është ekspozita ime e parë dhe ndiej një lloj ankthi për të vazhduar, ndërkohë që vazhdimësia duhet të jetë më e vështirë”, u shpreh ajo.

Në artin e saj ajo kishte sjellë video- instalacionet si një metodë e artit për të përcjellë dhe një kuriozitet për publikun që kishte ardhur.

E veçanta e kësaj ekspozite ishte dialogimi i autores me imazhin ku tendencialisht prej saj mungonte zëri.

EKSPOZITA TIME

Sipas kuratorit të ekspozitës Ardian Isufi, kjo është zgjedhur enkas: “I është hequr audio për të krijuar një lojë me publikun. Vet publiku duke parë imazhin fillon e i zgjohet një melodi e re, një tingull i ri i cili vjen sipas eksperiencës së tij i raportuar me imazhin” tha Isufi.

Interesant dhe që të mbërthente duke shtrënguar sytë me një vështrim të thellë ishte videoinstalacioni i titulluar “Mute”, përtej një dritareje të një dhome incizimi shikohet dhe imagjinohet muzika që luan një orkestër, videoinstalacioni ka muzikalitetin e vet të imagjinuar.

EKSPOZITA TIME

Shumë artistë po e paraqesin artin e tyre në videoinstalacion. Për Ardian Isufi nuk ka rëndësi forma por përmbajtja e asaj që prezantohet dhe përcillet tek publiku. “Për mua si kurator është shumë i rëndësishëm qëndrimi dhe mesazhi artistik dhe pastaj medium që e pasqyeron atë”, tha ai.
 
Puna për ekspozitën ka nisur prej disa ditësh dhe data e çeljes së saj ishte më 18 mars për të vijuar ditët e saj në galerinë FAB deri më 24 mars.

Këtë herë artistja Yllka Gjollesha vjen para publikut me videoinstalacione, por pjesëmarrja e saj nuk ka munguar dhe në konkursin ndërkombëtar “Onufri” që prej shumë vitesh vlerësohet si konkursi më i rëndësishëm i arteve pamore në Galerinë Kombëtare të Arteve.

Pjesëmarrjen e artistes Gjollesha e gjejmë dhe në ekspozitën “Refleksione” organizuar më herët nga “Galeria e Vogël” ku u prezantuan punimet e 10 artistëve, prezantim  ky që për artisten vinte në vijim të jetës së saj artistike dhe më herët në aktivitete të tjera. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

SPAK e policia operacion në disa qytete, zbulohet arsenal armësh! 6 urdhër arreste

SPAK e policia operacion në disa qytete, zbulohet arsenal armësh! 6 urdhër arreste