“Tirana Business park” sjell
në Tiranë ndërtimet ekologjike
Projekti ambicioz i ndërtimit të parkut të biznesit në kryeqytet, ka mbledhur së bashku ekspertë të gjithë fushave, biznesmenë, por edhe politikëbërës. Investimi më i madh i momentit në Shqipëri, “Tirana Business Park” që kapërcen shifrën e 100 milionë eurove, do të vijë në vendin tonë në variantin e ndërtimeve ekologjike.
TIRANE- “Tirana Business Park”, një investim kolosal prej 100 milionë eurosh, synon ta shndërrojë Shqipërinë në portën më të madhe të bizneseve, jo vetëm të rajonit, por edhe më tej. Projekti i parkut të biznesve, i parashikuar të përfundojë në vitin 2022, do të ngrihet afër aeroportit “Nënë Tereza”, sjell edhe një tjetër risi në vendin tonë, atë të ndërtesave ekologjike, të njohura ndryshe si “green building”, që synon të krijojë një balancë pozitive të ndikimit në mjedis.
Georgi Ranchev, Drejtor i përgjithshëm i “Tirana Business Park”, në një konferencë të zhvilluar në hotel “Sheraton” ka shpjeguar detajet e këtij projekti ambicioz.
“Biznes park Tirana, do të jetë një park biznesi, në afërsi të aeroportit "Nënë Tereza" . Projekti parashikon 15 ndërtesa tregtare dhe 2 ndërtesa për parking dhe totali i investimit, nga Linder Real Estate, do të jetë më shumë se 100 milionë euro. Faza e parë e projektit do të kushtojë 20 mln euro. Ne kemi zgjedhur të vijmë në variantin e ndërtimeve ekologjike, pasi mendojmë se komuniteti i biznesit duhet të kontribuojë duke u kujdesur për mjedisin. Kur ne dizenjuam projektin tonë, u treguam shumë të kujdesshëm, dhe çdo material që është përzgjedhur është i certifikuar, pasi ne jemi të interesuar shumë për eficiencën e energjisë”, tha Ranchev.
Standardet e këtij ndërtimi avangardë në vendin tonë do të auditohen nga “Energo Group”, e certifikuar për të monitoruar ndërtimet ekologjike.
“Kjo konferencë ka si qëllim të prezantojë në Shqipëri ndërtimet ekologjike nëpërmjet standardit më të madh të vendosur në këtë fushë që është ai: leed. Që synon të promovojë ndërtesat që ruajnë energjinë dhe ujin, e shfrytëzojnë atë në mënyrë eficiente nëpërmjet përzgjedhjes së materialeve specifike. ‘Energo group’ ka filluar të punojë me protokollet e Leed dhe kemi certifikuar disa prej ndërtesave më të famshme ekologjike në botë. Ne shpresojmë që ky standard të futet edhe në Shqipëri”, tha Danilo Franch.
Nuk ka munguar në këtë takim as ambasadori amerikan, Alexander Arvizu, i cili foli për rëndësinë që ka të tregohemi të dashur me mjedisin që na rrethon.
“Para pak ditësh mora pjesë në konferencën e ambasadorëve që u zhvillua në Washington dhe ajo që na habiti, si mua ashtu edhe kolegët e mi, ishte fakti që ne prisnim që sekretari i shtetit, John Kerry të fliste për Ukrainën, Sirinë apo për konfliktet në Afganistan e Irak. Sigurisht që edhe për këto folëm, por ai na kërkoi që kur të ktheheshim në vendet nga vinim ishte të fokusoheshim tek ndryshimet kritike klimaterike dhe ngrohjen globale. Dhe mjedisit ai i kushtoi një pjesë të madhe të diskutimit të tij. Ndaj unë e vlerësoj shumë nismën për të sjellë në Shqipëri ndërtimet ekologjike që tashmë aplikohet në shumë vende të botës, pasi të gjithë duhet të kujdesimi për mjedisin, që të mos e shkatërrojmë atë”, u shpreh ambasadori Arvizu.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 2900
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Zjarr i madh në një fabrikë këpucësh në Kurbin, rrezikohen banesa! Zjarrfikësit në luftë më flakët, bllokohet aksi Milot-Laç (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46
-
‘Shqipëria ka marr vëmendje të madhe, amerikanët blejnë shtëpi këtu’, Marko Kepi në Report Tv: S’merremi me politikë, e shohim si përçarje! Duhen kandidatë që përfaqësojnë diasporën, jo partinë
29 Nëntor, 21:18