“Tirana Olimpik Park” gati për
shumësportëshin në 25 dhjeto

“Tirana Olimpik Park” gati për<br />shumësportëshin në 25 dhjeto
Pas të projektit të inaguruar në qershor të 2015-ës, pallati i ri i sportit "Tirana Olimpik Park", do të hapë dyert për sportistët e vendit si dhuratë për Krishtlindje në 25 dhjetor të këtij viti.

Projekti i cili ishte planifikuar të përfundonte në qershor të vitit të ardhshëm do të presë shiritin 6 muaj më herët për shkak të punimeve të përshpejtuara.

Drejtori i Agjencisë së Shërbimit të Sporteve, Bledar Doçi, në një intervistë për “Telesport” shprehet se impianti i ri do të jetë një risi për shumësportëshin, teksa zbulon se ideja është të inagurohet me një ndeshje basketbolli ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

“Pallati i ri i sportit do të jetë një ambjent modern i cili do të presë ndeshjet e kombëtareve tona të lojrave me dorë dhe jo vetëm si dhe ndeshjet e klubeve në kupat e Europës.
Mendohet të ketë rreth 1300 vende për spektatorët, mjaftueshëm duke parë se edhe në rajon ka palestra sportive që kanë kapacitete me vogla.”- u shpreh më tej Doçi.

Gjithashtu në katet -1 dhe -2 janë krijuar dy palestra force bashkëkohore për stërvitjen e peshëngritësve tanë. Pas përfundimit të fazës së parë, në fazën e dytë projekti parashikon të ndërtohet një pishinë e mbyllur olimpike, një pistë atletike me 8 korsi, dy fusha futbolli, si dhe dy fusha të hapura një për basketboll dhe tjera për tenis.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani