TIRANE - Tifozëve të ekipit të futbollit të Tiranës duket se po iu sos durimi me bashkinë dhe kryetarin Lulzim Basha për gjendjen në të cilën ka katandisur ekipin me më shumë trofe në Shqipëri. Në harkun e pak ditëve tifozët kanë protestuar dy herë masivisht përpara godinës së bashkisë për gjendjen në të cilën kanë përfunduar 24 herë kampionët e vendit. Mbi 130 tifozë të grupuar në shoqatën e tyre ‘Fanatics’ i kanë bërë thirrje kryetarit të Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha dje për herë të dytë që të ndërhyjë urgjentisht për të zhbllokuar krizën që ka përfshirë ekipin për t’i dhënë zgjidhje sa më shpejt.
Tifozët i kanë dhënë afat kryetarit të Bashkisë së Tiranës 4 ditë që të zgjidhë krizën në të kundërt do të përshkallëzojnë protestën e tyre deri në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare që të ri ngrejë klubin nga kriza. Në deklaratën e tyre ‘Fanatics’ kërkojnë që klubi i futbollit të Tiranës të ndryshojë statusin, të privatizohet duke nxjerrë aksionet të gjitha në shitje dhe futbollistët të paguhen sa më shpejt.
Disa nga pankartat që tifozët mbanin para Bashkisë së Tiranës ishin “Mos u tallni me Tironën”, ‘Ku janë premtimet që keni dhënë” “Tirona është shumë më tepër se një ekip”, Tirona është histori, traditë, pasion, ide, sakrificë, qëndresë”. Tifozët janë shfryrë edhe ndaj drejtuesve të ekipit, drejtorit teknik, por edhe të tjerëve të cilët nuk kanë reaguar mbi gjendjen duke lënë kohën të kalojë pa asnjë zgjidhje. Bashkia e Tiranës ende nuk ka reaguar për situatën në të cilën ka përfunduar klubi i futbollit, teksa më parë kishte premtuar parajsën.
Tirana nga 12 tetori i vitit 2011, me vendim të Këshillit Bashkiak është shndërruar në shoqëri aksionere nën pronësinë e plotë të Bashkisë që zotëron 100% të aksioneve të saj. Asetet e klubit të futbollit të Tiranës vlerësohen në total 5 miliardë lekë, ku përfshihen (fusha “Skënder Halili” dhe stadiumi “Selman Stermasi”). Kampionati i futbollit dhe fundi i merkatos janë shumë pranë, ndërsa ende në horizont nuk duket asnjë zgjidhje për bardheblutë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.08.2013
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com