“Tomka dhe shokët e tij”
nis restaurimin në Amerikë

“Tomka dhe shokët e tij”<br />nis restaurimin në Amerikë
TIRANE- Filmi i njohur i regjisores Xhanfise Keko “Tomka dhe shokët e tij” është nisur për t’u restauruar në laboratorin e  Qendrës së Konservimit të Pasurive Audiovisuale pranë Bibliotekës së Kongresit Amerikan (LOC Audiovisual Conservation Center). Edhe pse nuk është ndër filmat e rrezikuar nga degradimi, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ka bërë të ditur se, ky është filmi i dytë i përzgjedhur për t’u restauruar pranë këtij laboratori në Amerikë, pas filmit “Nëntori i dytë”.

Stafi i specializuar teknik i laboratorit të LOC do të verë në dispozicion kohën, profesionalizmin dhe fondet për këtë projekt si pjesë e programit të tyre të diplomacisë ndërkombëtare për të ndihmuar arkivat në rrezik në të gjithë botën. Do të prodhohet një kopje e re 35 mm, pozitiv, bardhë e zi, me titra në anglisht. Në këtë mënyrë filmi do të ketë mundësinë të shfaqet në të gjitha mënyrat e projeksionit qofshin këto arkivale apo dixhitale si dhe të arrijë një audiencë të gjerë ndërkombëtare.

Edhe pse ka 36 vjet që është xhiruar ky film, nuk ka munguar asnjëherë interesi i fëmijëve dhe i shikuesve të rritur. Ky interes motivohet me vlerat artistike. Një çast mbresëlënës i tillë aventuresk është kur Tomka dhe shokët e tij shkojnë në kërkim të armëve te kalaja, dhe ata me naivitetin e tyre mendojnë se do t’u bëjnë sfida të mëdha nazistëve. E gjithë veprimtaria e tyre është fokusuar në lojën fëmijërore.

Përzgjedhja e titulli “Tomka dhe shokët e tij” erdhi pas impaktit që parashikohet të ketë ky film tek publiku ndërkombëtar. Filmi aq i dashur për publikun shqiptar i prodhuar në vitin 1977 do t’i nënshtruar restaurimit. Pas filmit “Nëntori i dytë” janë në pritje për t’iu nënshtruar procesit të restaurimit filmat, “Ballë për Ballë”, “Kapedani” dhe “Ngadhënjim mbi vdekjen”. Ndërkohë që çdo film i restauruar do të shfaqet më parë në festivalet e filmave, në bashkëpunim me institucionet partnere të ACP dhe pastaj për një publik më të gjerë. Shumë prej filmave ruhen në magazina me kushte jo të përshtatshme dhe tani janë në rrezik për të humbur përgjithmonë.

Shkrimi u publikua sot (20.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane