“Tomka dhe shokët
e tij” çel festivalin TIIF

“Tomka dhe shokët<br />e tij” çel festivalin TIIF
TIRANE- Tetëdhjetë e dy filma në garë nga e gjithë bota që do të pasohen nga një kategori e zgjedhur vetëm për produksionet shqiptare do të shfaqen në edicionin e 12-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit TIFF 2014, i cili ngre siparin e tij në Tiranë më 3 nëntor. I kthyer tashmë në traditë, festivali ka pasur këtë vit aplikime nga 107 vende të botës. Agron Domi, drejtor i festivalit, është shprehur dje në një konferencë për mediat se “prodhimi shqiptar, kryesisht ai i Kosovës ka një rritje cilësore”.

Gjithashtu, Domi bëri të ditur se bashkë me garën në 6 kategori, si gjithmonë TIFF sjell edhe shfaqje speciale të prodhimeve me metrazh të gjatë. Një nga aspektet më të veçanta të këtij festivali do të jetë edhe çelja e festivalit me një nga filmat më të mirë shqiptarë, prodhim i ish-Kinostudios “Shqipëria e re”. “Si homazh ndaj regjisores Xhanfize Keko, të hënën në mbrëmje festivali pritet të nisë me shfaqjen e filmit kult “Tomka dhe shokët e tij”, i cili vjen tashmë i restauruar”, tha drejtori i festivalit Domi. Gjatë prezantimit të djeshëm të festivalit u bë e ditur se gjinia e filmit dokumentar, atij të animuar, filmit eksperimental, atij të shkurtër, filmit të gjatë dhe gara e prodhimit shqiptar janë kategoritë nga të cilat, më 9 nëntor, në fund të festivalit do të dalin edhe fituesit e këtij edicioni të 12-të. 
 
Pse u zgjodh “Tomka dhe shokët e tij” për çeljen e TIFF
 
Filmi i regjisores Xhanfise Keko “Tomka dhe shokët” tij, me skenar të Nasho Jorgaqit, është një nga filmat më të mirë shqiptar që i rezistoi për nga vlerat artistike kohës. Organizatorët e TIFF 2004 së bashku me Arkivin Shtetëror të filmit zgjodhën filmin shqiptar të realizuar 37 vite më parë pas një përpunimi teknik në një prej studiove më të njohura në botë në SHBA. Filmi do të shfaqet duke çelur TIFF 2004 më 3 nëntor në orën 19.00 në kinema Millenium 2.

Organizatorët pohojnë se filmi me vlerat e tij artistike i ka rezistuar kohës dhe meriton të duartrokitet. Filmi shqiptar ka marrë pjesë dhe është vlerësuar në dhjetëra festivale ndërkombëtare. Një nga kritikët më të njohur të filmit Marc Cousins në revistën Sight & Sound (Janar 2013) ka shkruar një artikull që mban titullin “Toka e panjohur”. Në këtë artikull ai e vlerëson filmin e Xhanfise Kekos me këto fjalë: “Në arkiv gjithashtu janë filmat e regjisores së madhe Xhanfise Keko. Ajo nuk përmendet në botimin e besueshëm të Annete Cuhn “Bashkëudhëtari i Grave në filmin ndërkombëtar”, ndonëse një rrugë kryesore në Tiranë ka marrë emrin e saj. Unë vajta në treg dhe bleva disa DVD nga 11 filmat e saj; pasi i pashë (të papërkthyer), e kuptoj përse ajo është aq e famshme në Shqipëri. Xhanfise Keko është një regjisore e madhe.

Filmi i saj “Tomka dhe shokët e tij” është realizuar në vitin 1977, pas shkëputjes së Shqipërisë nga Kina (Hoxha u zemërua përse Kina mikpriti Niksonin). Ai flet për fëmijët, sikurse shumë nga filmat e tjerë të saj, dhe është më i freskët se “Vjedhësi i biçikletave”. Me subjektin gjatë Luftës së II Botërore, ai ndjek një grup fëmijësh, të cilëve nazistët u kishin zënë fushën e futbollit. Filmi ka një natyralizëm dokumentar, kuadratimi akademik është i bukur dhe mizanskena është mjeshtërore.. Couins vijon të tehksojë meritat artistike të filmit, ndërsa shkruan më tej në artikulin e tij se “Tomka dhe shokët e tij” të kujton filmin “Emili dhe dedektivët”.

Portretet e fëmijëve janë edhe shkaku përse unë jam pjesë e projektit të kinemasë shqiptare. Në këto arkiva ka thesare që duhen shpëtuar dhe shpërndarë. Filmi “Tomka dhe shokët e tij” është në gjendje shumë të mirë, e pra çfarë na ka penguar të mos e shohim prej 40 vjetësh? Sigurisht, mentaliteti i mbyllur i Hoxhës, por edhe mungesa e përkthimit me subtitra, sikurse mungesa e interesit real të të huajve për këtë tokë të panjohur (terra incognita).“ Sight& Sound-Janar 2013.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 2 Nëntor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  


 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje