“Topsheqeri”, premierë për
fëmijët e parë me sytë e Çehovit

“Topsheqeri”, premierë për<br />fëmijët e parë me sytë e Çehovit
“Topsheqeri” është premiera më e re për fëmijë. Shfaqja e shkruar nga Anilda Kaçaci me regji të Suela Xhonuzit do të jepet këtë të diel, datë 11 maj 2014, në sallën “Cehov”, ora 11:00. Topsheqeri është personazhi kryesor, një djalë i vogël 8-vjeçar që vë në lojë vëllain e madh, Albin, i cili është dembel dhe mendjemadh.

Topsheqeri i ngre një kurth vëllait bashkë me orën e murit, Mollorenin, që është një personazh shumë komik. Pjesa është shkruar nga Anilda Kaçaçi, bazuar mbi një nga teoritë më të njohura të Çehovit,  që thotë se “fëmijët nuk gënjejnë kurrë dhe kanë ndërgjegje të pastër”.

Pjesa ka tre personazhe të interpretuara nga Jurgen Caka, Armela Demaj dhe Rudi Koçibelli. Përveç tri personazheve që do të qarkullojnë vazhdimisht në skenë me batutat e tyre simpatike, pjesa është pasuruar me muzikë karakteristike fëmijësh, këngë që këndohen nga vetë  personazhet, dhe kërcime me koreografinë e Albi Minarrollit.

Kostumet janë krijuar nga Ina Elezi, e cila ka zgjedhur ta kthejë Molloren në epokën e Luigjit XIV, duke i shkuar për shtat edhe batutave të saj që iu referohen salloneve të mëdha, heronjve, dueleve….  Me një skenografi me ngjyra të forta shfaqja do të argëtoj fëmijët për 30 minuta.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit