“Touchscreen” të ndaluar për fëmijët:
Mund të ngadalësojnë të kuptuarit

“Touchscreen” të ndaluar për fëmijët:<br />Mund të ngadalësojnë të kuptuarit
TIRANE- Një hulumtim i kohëve të fundit ka gjetur se fëmijët e mësuar me përdorimin e rregullt të smartphone dhe tableta-ve mund të kenë vonesa në të folur dhe marrëdhëniet shoqërore

Të flasësh me mamin dhe babin apo të luash me lodrat tradicional : ekspertët nuk kanë asnjë dyshim , këto janë bazë për një rritje harmonike dhe të shëndetshme për një fëmijë, të pazëvendësueshëm për të zhvilluar inteligjencën dhe lëvizshmërinë. Në vend të kësaj , shumë prindër krenohem me aftësinë e fëmijëve me pajisjet elektronike, duke filluar që nga një moshë shumë e vogël, madje edhe 11-12 muaj.

Alarmi vjen nga Qendra Mjekësore e Fëmijëve Cohen të New York-ut , ku kërkuesit shkencorë kanë paraqitur një studim në kongresin e fundit të Shoqëtës akadmeike pediatrike dhe “Asian Society for Pediatric Research” në Vankuver . Në këtë studim janë vëzhguar 63 çifte , fëmijët e të cilëve kanë pasur kontaktin e parë me një pajisje ekran touch (me prekje) duke filluar që nga mosha 11 muajdhe për 17.5 minuta në ditë (por me maksimumi 4 orë ).

Aktivitetet e propozuara për fëmijët ishin: të shikonin shfaqje edukative ( 30 %) , të përdornin aplikacione edukative (26%) , të shtypnin ekranin në mënyrë të rastësishme ( 28 % ) dhe të mos luanin lojra edukative ( 14 %). Testet njohëse kanë treguar se nuk ka dallim mes fëmijëve të mësuar me përdorimin e smartphones dhe atyre që u është ndaluar përdorimi I tyre. . madje, tek të vegjëlit që luanin “rastësisht” ose me aplikacione jo educative është vënë re një vonesë në zhvillimin e gjuhës. 

"Në klinikën tonë ne kemi vërejtur se lodra numër një që prindërit u japin fëmijëve të tyre janë smartphone,"- thotë Ruth Milanaik, autori kryesor i studimit, "i cili ka zëvendësuar tashmë librat dhe lodrat tradicionale. Por teknologjia nuk mund të zëvendësojë kontaktin e drejtpërdrejtë me fëmijët e tyre, i cili është burimi më i mirë i të mësuarit".

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024