“Traditat tona”, ekspozita
Marubi 'shkon' në BE

“Traditat tona”, ekspozita<br />Marubi 'shkon' në BE
TIRANË - Ekspozita Marubi “Reflektimi mbi traditat tona, reflektimi mbi vetveten”, është organizuar në kuadrin e një projekti të financuar nga bashkëpunimi evropian me Bashkinë e Shkodrës. “Kjo ekspozitë tregon se jemi të ndryshëm, por pjesë e familjes së madhe të Europës”, tha ndër të tjera dje përfaqësuesi i Delegacionit të BE-së, z. Clive Rumbold, në ekspozitën me foto të Marubit.
 
Ekspozita u çel sot në Qendrën e Informimit të Bashkimit Evropian (EU Info Centre) ku pati pjesëmarrës të shumtë nga fusha të ndryshme të jetës kulturore dhe politike të vendit.
 
Pas vlerësimit që i bëri jo vetëm fotografive të Marubit, por edhe vlerave kulturore dhe shpirtërore të popullit shqiptar që përcillen nëpërmjet këtyre ftove z. Clive Rumbold, zonja Eleni Zorba drejtore në drejtorinë e kulturës në bashkinë e Shkodrës tha se “Ekspozita synon të që nëpërmjet fondit të artë të dinastisë Marubi të pasqyrojë vlerat ndërkufitare për dy qytete që janë të përfshira në këtë projekt, siç është Shkodra dhe Ulqini.
 
Por ekspozita Marubi shkon shumë më përtej impaktit që krijon një ekspozitë e thjeshtë e arteve pamore, sepse nëpërmjet kësaj ekspozitë vijnë edhe vlera të rralla të etnografisë, të kulturës dhe trashëgimisë shpirtërore të popullit shqiptar
 
Drejtorie i fototekës “Marubi” Lucian Bedini thotë se ende fotografitë e kësaj ekspozitë nuk janë bërë objekt i studimit. Sipas tij vlerat e fototekës Marubi kanë qëndruar në heshtje për një kohë të gjatë, por janë gazetarët ata që kanë bërë të flasin këto thesare të trashëgimisë
 
Ndërsa studiuesi Valter Gjoni na shuan kureshtjen për vlerat emancipuese të popullit shqiptar që i zbulojmë në një foto të Marubit, ku në vitet 1880 ishte aq i emancipuar sa në një fotot të Marubit rrinë bashkë një shqiptar dhe një afrikan si të barabartë mes të barabartëve.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Të ardhurat nga doganat për korrikun 25 milionë euro më shumë se vjet, rritet konsumi produkteve të akcizës

Të ardhurat nga doganat për korrikun 25 milionë euro më shumë se vjet, rritet konsumi produkteve të akcizës