“Trancizioni përhershëm”, i Andis Gjonit

“Trancizioni përhershëm”, i Andis Gjonit
“Të gjithë jemi në një tranzicion të përhershëm”, ky është mesazhi që artisti i mirënjohur shqiptar, Andis Gjoni dëshiron të përcjellë përmes ekspozitës së tij “Perpetual Transition”.

Ndonëse rikthehet pas 7 vitesh në Shqipëri, piktori dhe skenografi Gjoni, sjell për artdashësit një ekspozitë instalicion dhe video-performancë e stilit surreal dhe abstrakt, që prek çdo ditë realitetin, jo vetëm në Shqipëri por kudo.

Në hyrje të ekspozitës qëndron një fotomodele e veshur në mënyrë provokuese, që paridiozon të gjitha fetë, ndërsa një vend të rëndësishëm zë edhe një instalicion poster i një Kushtetute prej disa Republikave të kontinentit Europian.

Përmes saj, artisti thotë se çdo shqiptar apo çdo qytetar tjetër në botë, kupton se shteti është inekzitentë dhe regresiv. Në morinë e shumë punimeve ajo të bie në sy është edhe një arkivol i mbushur me mollë, ku simbolika e tij flet për mëkatarin që ka kaluar jetën mes qejfeve dhe mëkatit, por edhe simbolin e mollës së ndalur që është e paarritshme për të paaftët.

Andis Gjoni u lin në Tiranë në vitin 1968. Nga babai i tij Simon Gjoni, kompozitori i këngës së njohur “Lule Borë”, trashëgoi dashurinë për artin, ndërsa nga nëna Hermira Gjoni, pianistja e Teatrit të Operas dashurinë për skenën. I diplomuar në vitin 1991 për pikturë dhe skenografi,Gjoni do të spikaste si një nga artistët më të veçantë shqiptar. Suksesi i tij është i njohur dhe në Amerikë, ku mund të veçojmë skenografinë e operas ‘Vila Diodati”, me të cilën ka marr edhe çmimin e nderit në Festivalin e Muzikaleve në Nju Jork.

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga