“Traviata” e Saimir Pirgut, udhëtim
heroik në skenën ndërkombëtare

“Traviata” e Saimir Pirgut, udhëtim<br />heroik në skenën ndërkombëtare
Ja, ai ka hyrë në fazën e provave gjenerale me veshjen e aktit të parë të operës “Traviata” në teatrin Metropolitan të Nju Jorkut, Saimir pirgu që luan Alfredo Germontin ecën sa majtas djathtas dhe qëndron i izoluar nga turma pranë Violetës, Diana Damrausë, e cila qëndron në një shtrat me ngjyrë të kuqe të ndritshme.

Ky i huaj i ardhur nga larg përfundimisht do të vjedh zemrën e Violetës dhe ka një rol të rëndësishëm në jetën e saj. Prezantimin e tij e bëjmë duke hequr një paralele interesante me atë Saimir Pirgu që pretendon në faqen e tij të internetit se është një njeri i ri “i ardhur nga hiçi” që ngjiti shkallët e një karriere ndërkombëtare. Shikojeni këtë në facebook-un e tij.

Arritjet e Pirgut në operën botërore janë si të askujt tjetër. Tashmë një këngëtar “i vjetër” në moshën 31-vjeçare, ai ka lindur në Shqipërinë komuniste. Kur ishte në moshën 6 vjeçare ai u detyrua për të studiuar në violinë. Pirgu ua tha këto fjalë gazetarëve gjatë një interviste në Nju Jork ditën e martë. “Nuk ishte zgjedhje shumë e kënaqshme për mua. Por kjo më ka nxitur talentin më shumë, sepse ne dëshironin të konkurronin me vendet e tjera”.

Edhe pse nuk kënaqet me këtë, Pirgu i është mirënjohës përvojës si muzikant që në moshë të re. “Falënderoj zotin që kamë luajtur në violinë. Kjo ma bëri më të lehtë rrugën për t’u bërë muzikant”, deklaroi ai. Djaloshi vendosi të këndonte në kohën e regjimit denigrues komunist dhe kur rrit u largua në vitin 2000 nga Shqipëria për të studiuar muzikë në Itali. Ai aplikoi për një program më të zhvilluar duke kënduar në konservatorin e Claudio Montenverdit në Balzano, derisa më në fund vendosi të bëhet këngëtar.

Takimi me Pavarotin

Pas këtij udhëtimi prej shtetit të tij komunist për të bërë një karrierë ndërkombëtare si artist, Pirgu mori kthesën e madhe vetëm pas gjashtë muajsh pasi kishte arritur në Balzano. Tenori legjendar Luçiano Pavaroti ishte në një qendër SPA-je dhe pyeti për një këngëtar që do të sillnin të performonte me të. Vito Brunetti, mësuesi i Pirgut i kishte sugjeruar 19-vjeçarin dhe performanca e tij e impresionoi superstarin aq shumë sa që ai e mori Pirgun nën kujdesin e tij. “Ishte çasti më fatsjellës në jetën time”, deklaroi Pirgu. “Çdo vit kur Luçiano kishte kohë, ai më ftonte në shtëpinë e tij për të kënduar me të. Por edhe të shihte zhvillimin tim.

Pirgu u pajis me mësimet e Pavarotit, të cilat i praktikon në shumicën e repertorit të tij dhe, dhe në çdo rast kujton gjithçka që tenori i madh i mësoi atij. "Nga Luçiano kam mësuar shumë. Isha i lidhur kaq ngushtë me të, por në ata kohë nuk isha shumë i qartë për të kuptuar gjithçka prej tij, sepse kam qenë shumë i ri. Tani për mua çdo gjë është e qartë. "Atëherë isha si një sfungjer që thithte gjithçka dhe tani unë jam i liruar prej ujit të shumtë”

Në skenë me Plaçido Domingon

Të enjten, Pirgu ngjitet në skenë duke u takuar me një tjetër tenor legjendar Plaçido Domingon. Pirgu përfiton nga përkrahja e Domingos, duke bërë një ngjitje të re në karrierën e tij në Shtetet e Bashkuara. Të dy punuan së bashku në Paris, në "Cyrano de Bergerac” të Alfanos. “U ndjeva shumë mirë. Të ishe në krahun e tij, ishte gjëja më e mirë. Ai është një luan i madh. Ju mund ta ndjeni energjinë e tij në trupin tuaj”, tha Pirgu.

Ai i referohet njërit prej momenteve të shfaqjes, pasi kishte përfunduar provat e veshjes. Në fund të skenës së parë në aktin e dytë me Germont, luajtur nga Domingo, tenton të bindë djalin e tij për të lënë Violetën dhe të kthehet në fshat me të. Alfredo e refuzon babain e tij vazhdimisht dhe e lë të moshuarin pa asnjë zgjedhje tjetër për të arritur atë "dashuri të vështirë", dhe ia përplas me pëllëmbë në fytyrë. Kur Domingo goditi Pirgun, e gjithë audienca stepet dhe për një moment një tension i madh ka përshkuar sallën. "Kjo nuk ka ndodhur më parë", tha Pirgu në lidhje me reagimin e audiencës së tronditur. Por ai beson se kjo ka ndodhur, “sepse energjia, le ta themi mes nesh, -thotë ai -ishte aq e lartë. Të them të vërtetën. Unë kam qenë mjaft i lumtur."

Pirgu si Alfredo, për të dytën herë në Metropolitan

Performanca e Pirgut në rolin e Alfredos shfaqet për dytën herë në Metropolitan. Në vitin 2009, ai bëri debutimin e tij me rolin e Rinuçio-s në "Gianni Schiçhi", që ishte pjesa e tretë e "Trittico"-s së Puçinit. Ai ka gëzuar një karrierë ndërkombëtare që e e ka arritur në skena të mëdha si Verona, Zurich, Bolzano, Ferrara, Pesaro, Bologna, Romë, Firenze, Londër, Paris, Madrid, Valencia, Berlin, Mynih, Los Angeles, Santa Fe, Washington, Tokio, Festivali Salzburgut, Vjenë dhe me dirigjues të mëdhenj si Nickolaus Harnoncourt, Riçardo Muti, Claudio Abbado, Antonio Pappano, Fabio Luisi, dhe mes tyre Lorin Maazel.

Pirgu ndihet shumë me fat në lidhje me mundësinë për të punuar me artistë kaq të mëdhenj dhe mbresat nga përvojat e ndryshme e kanë formuar atë në mënyra të mrekullueshme. Ai ia atribuon suksesin Abbados, duke e konsideruar të parin që i dha besimin atij, kur punuan të dy së bashku në "Così fan tutte", gati dhjetë vjet më parë. "Ai ishte mjeshtri i parë që besoi tek unë", deklaroi Pirgu. "Ai më tha:" Unë besoj në muzikalitetin tënd dhe në intuitën tënde”. Duke iu referuar dirigjentit të “Traviatës”, Yannick Nezet-Seguin, Pirgu nuk mund të bunte një vlerësim më të mirë se ky: “Ai është gjithmonë brenda frymës tonë”, vuri në dukje ai. "Ai e di se si punon zëri".

Projektet e ardhshme dhe repertori

Shumica e repertorit të Tenorit të ri është në italisht, por ai vë në dukje se do të këndojë edhe në repertorin francez në vitet e ardhshme, duke përfshirë rolin kryesor në Gounod te "Faust", Romeo te "Romeo et Juliette", dhe Massenet te "Werther". Ai gjithashtu shpreh një tërheqje të madhe nga muzika e Verdit. "Verdi do të jetë një nga kompozitorët më të rëndësishëm për mua në vitet e ardhshme" tha Pirgu. Ai deklaroi se Duka në "Rigoletto" (të cilën ai e kryen këtë verë në Arenë e Veronës me Domingon si mentor), do të jetë roli që shpreh më së miri kapacitetet e zëri të tij. "Është një vepër muzikore e shkruar shumë mirë. Është e pamundur të mos ta duan rolin", thotë i entuziazmuar Pirgu. "Unë dëshiroj ta këndojë atë në çdo kohë."

Megjithëse, atij i është pjekur zëri herët, i është përcaktuar edhe se cilin drejtim do të përshtatet repertori i tij. Edhe pse ai bën kujdes në përzgjedhjet e tij, persona të rëndësishëm në botën e operës kanë kërkuar që tashmë ai të ketë në repertorin e tij edhe vepra shumë të forta për zërin lirik të tenorit, duke përfshirë rolin titanik të Siegfried Wagner.

Pas "Traviatës", Pirgu do të niset për në Çikago për të punuar me Rikardo Mutim për të kënduar Bahun. Ai kurrë nuk e ka kënduar Bahun, por ai beson te dirigjuesi i tij dhe pohon: "Kur Riçardo Muti prek diçka, ajo është e përkryer."

Pas Çikagos Pirgu niset për në Zyrih për të kryer më shumë "Traviata" me Damraun. "Ne kemi energjinë. Kemi alkiminë tonë" tha ai në lidhje me marrëdhëniet e tij të punës me sopranon gjermane. "Ju nuk mund ta kontrolloni atë. Me disa kolegë kjo ndodh. Me të tjerët nuk e bën." "Traviata" u ngjit në skenë të të enjten 14 mars dhe do të shfaqet edhe 7 netë të tjera.

Redaksia online
(dh.h/ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve