TIRANE- 17 dhjetori 1953, e gjeti shkrimtarin 28 vjeçar Kasem Trebeshina, pas hekurave. Ishte arrestuar me akuzën për agjitacion dhe propagandë. Nga ai moment në Hetuesinë e Tiranës zhvillohet një proces i gjatë marrjesh në pyetje, jo vetëm të të akuzuarit Trebeshina por edhe të një vargu të gjatë shkrimtarësh dhe aktorësh që e njihnin nga afër të arrestuarin.
Dosja e dërguar në Gjykatën e Tiranës është e mbushur me procesverbale të dalë pas marrjes në pyetje nga hetuesia dhe zbardh pothuajse plotësisht historinë e arrestimit dhe dënimit të parë të shkrimtarit. Për shumë vite, kjo çështje ka marrë vëmendjen maksimale të publikut. U rikthye në vëmendjen e lexuesve pas botimit të librit “Trebeshina një jetë para gjyqit” të studiuesit Nuri Dragoj, kur pati edhe shumë shkrime e polemika, madje edhe dyshime mbi procesin hetimor e gjyqësor mbajtur ndaj shkrimtarit.
/Shqiptarja.com