“Tri dritare dhe një varje”
shënon sukses në Sarajevë

“Tri dritare dhe një varje”<br />shënon sukses në Sarajevë
Filmi kosovar “Tri dritare dhe një varje”, i regjisorit kosovar Isa Qosja është shfaqur mbrëmë premierë botërore në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Sarajevë. Projekti kinematografik me skenar të Zymber Kelmendit dhe regji të Isa Qosës, i cili për temë ka dhimbjen si pasojë e luftës së fundit në Kosovë, është mirëpritur nga publiku boshnjak, siç thuhet edhe për shkak të historisë së ngajshme mes dy popujve. 

Filmi paraqet dhimbjen e një gruaje të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, që vendosë të thyejë heshtjen, por që e përcjellin më pas problemet me njerëzit të cilët e rrethojnë. Në këtë film luajnë aktorët Irena Cahani, Luan Jaha, Aurita Agushi dhe Leonora Mehmetaj. Agjencia e lajmeve “Reuters” në një shkrim të publikuar ditë më parë ka vlerësuar se filmi kosovar “Tri dritare dhe një varje” është pretendent për ta fituar çmimin e parë në festivalin ndërkombëtar të filmit në Sarajevë.

Kjo agjenci e rëndit filmin kosovar në mesin e nëntë filmave që janë pretendentë për çmimin kryesor “Zemra e Sarajevës”. Festivali i filmit që mbahet në kryeqytetin boshnjak, Sarajevë, i themeluar në kohën kur ky qytet ishte i rrethuar gjatë luftës nga viti 1992 deri më 1995, këtë vit shënon 20-vjetorin e tij.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 21 Gusht 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

PD akuza se grabitën prona në Vuno, Rama: Baltë mbi familjen time, shihemi në gjyq! Trashëgimtarët e pronave të stërgjyshit s’kanë marrë certifikatë

PD akuza se grabitën prona në Vuno, Rama: Baltë mbi familjen time, shihemi në gjyq! Trashëgimtarët e pronave të stërgjyshit s’kanë marrë certifikatë