“UEFA” befason Spanjën!
Kontroll surprizë antidoping

“UEFA” befason Spanjën!<br />Kontroll surprizë antidoping
Një komision i UEFA-s i ka befasuar lojtarët e Spanjës të cilëve iu ka bërë një vizitë surprizë në Austri, ku po i zhvillojnë ndeshjet parapërgatitore.

Ekspertët e analizave anti-doping kanë kërkuar nga 8 lojtarë të Spanjës që të i’u nënshtrohen testeve mjekësore për doping, duke kërkuar nga ata, analizat e gjakut dhe të urinës.

Portieri Casillas, mbrojtësit Raúl Albiol, Jordi Alba, Álvaro Arbeloa, si dhe lojtarët e tjerë Xabi Alonso, Álvaro Negredo, Juan Mata, Álvaro Domínguez, Javi García dhe Bruno Soriano kanë qenë lojtarët të cilët janë detyruar të kryejnë këto procedura.

Analizat janë marrë me vete dhe pas pak ditësh priten rezultate. Në muajt e fundit kanë qenë disa personazhe të njohur që kanë vënë në dyshim, performancat e sportistëve spanjollë, në futboll, basketboll, çiklizëm apo tenis, për shkak të dyshimeve se përdorin substanca të ndaluara.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

I dënuar për trafik droge në Itali, 42-vjeçarit i sekuestrohet pasuri me vlerë 300 mijë euro! Garazh, makinë e biznes në Selitë

I dënuar për trafik droge në Itali, 42-vjeçarit i sekuestrohet pasuri me vlerë 300 mijë euro! Garazh, makinë e biznes në Selitë