TEPELENE- Me rastin e botimit të vëllimit të tretë të “Fjalorit enciklopedik të viktimave të komunizmit”, Fondacioni “Konrad Adenauer” në Tiranë në bashkëpunim me Institutin e Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri kanë organizuar sot, një konferencë të përbashkët me fokus kampet e internimit në periudhën 1945-1954.
Sipas nëndrejtorit të Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri Çelo Hoxha, ky aktivitet i konceptuar si homazh për viktimat e kampeve të internimit në Shqipërinë e diktaturës komuniste, është zhvilluar në ish kampin e Tepelenës i njohur si një ndër kampet më famëkeqe jo vetëm për trajtimin e të internuarve, por edhe numrin e lartë të viktimave.
Në ambientet e kazermave të dikurshme ku strehoheshin të internuarit është improvizuar një ekspozitë me punimet e Lek Pervizit, një prej ish-të internuarve në këtë kamp.
Bashkëshortja e Lekës rrëfen se ka lindur në këto kampe internimi dhe emri i saj edhe sot ka mbetur Beba, ndërsa ajo është simboli i gjallë i mbijetesës së fëmijëve të mitur të kampeve të internimit.
Kampi i internimit në Tepelenë është cilësuar ndryshe si “Aushvici” i Shqipërisë. Më shumë se 1200 persona kanë jetuar për vite me radhë në mjerim të plotë. Kampi i Tepelenës ka filluar funksionimin e vet në vitin 1949 deri në 1954.
Aktiviteti i sotëm i emërtuar “Unë i mbijetova Tepelenës” kërkon të sjellë në memorien e të gjithëve vitet e vuajtjes të mijëra njerëzve dhe të kujtojë të gjithë ata që kanë humbur jetën mes torturave të këtyre kampeve famëkeqe.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

LAJMET MË TË VLERËSUARA
VIDEO