“Unë Milosao”, shpallen 10
fitues, shpërblehen me libra

“Unë Milosao”, shpallen 10<br />fitues, shpërblehen me libra
TIRANE- “Të shkruash sikur të jesh një Milosao”, ky ishte motivi i eseve që futën në garë qindra nxënës nga të gjitha shkollat e mesme të vendit. Në konkursin “Unë Milosao” e organizuar nga Drejtoria e Komunikimit Përmes Fjalës në Ministrinë e Kulturës, në bashkëpunim me Drejtoritë Rajonale Arsimore të Shkollave të Mesme, kanë marrë pjesë rreth 250 ese dhe novela grafike konkurruese. Nga këto janë shpallur dje në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli” 10 punimet më të mira.

Balada romantike e Jeronim De Radës që ndërthuret me shqetësimet patriotike të personazhit të saj, Milosaos, është bërë një poemë e dashur për nxënësit e pasionuar pas letërsisë. Juria ka vlerësuar me motivacion “për origjinalitetin e spikatur dhe këndvështrimin e veçantë të trajtimit të kësaj teme” krijuesit Blerina Kanxha, Idva Tusha, Juela Mërdhoqi, Livia Hoxha, Neim Mustafaraj, Olisa Tome, Pamela Muço, Rea Godo, Risilda Osmani, Tea Mastori. Konkursi është zhvilluar në kuadër të programit kulturor në nderim të 200-vjetorit të lindjes së poetit të shquar të Rilindjes, Jeronim De Radës.

Prurjet e këtij konkursi janë shqyrtuar në Drejtorinë e Përkthimit dhe të Fjalës në Ministrinë e Kulturës. Fituesit u shpërblyen me 10 000 lekë të konvertuara në shpenzime për libra, titujt e të cilëve do t’i përzgjidhnin sipas dëshirës së tyre. Dhënia e çmimeve fituese u organizua me një aktivitet mbresëlënës, i cili nisi me filmin ku rrëfehet grafikisht historia e jetës dhe veprimtarisë së Jeronim De Radës. Ky film ishte realizuar mjeshtërisht me pikturat grafike të piktorit të njohur Shpend Begu dhe tekstin e studiuesit Matteo Mandala.

Pas filmit u recituan pjesë të zgjedhura nga poema “Milosao”. Pas kësaj, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ndau çmimet, duke lëvduar punët e bukura të fituesve dhe kontributin e të gjithë pjesëmarrësve.
 
 
10 fituesit 
 
Blerina Kanxha
Idva Tusha
Juela Mërdhoqi
Livia Hoxha
Neim Mustafaraj
Olisa Tome
Pamela Muço
Rea Godo


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 3 Dhjetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën

Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën