Pippa Middleton, motra e Dukeshës së Cambridge, Princeshës Kate Middleton ka lidhur sot kurorë me milionerin James Matthews.
 
E veshur me një fustan të bardhë, të stilistit Giles Deacon i gjithi i punuar me dorë, Pippa ishte si një nuse përrallash. Ajo ka mbërritur në kishë e shoqëruar nga babai i saj Michael Middleton.
 
Ndërsa Princesha Kate Middleton u tregua e kujdesshme të mos rrëmbente vëmendje e mediave. Në dasmën e motrës së saj, ajo u “zhvesh” nga roli i Dukeshës, dhe ka qëndruar gjatë gjithë kohës pas saj, duke u kujdesur gjë gjithçka të shkonte sa më mirë në dasmë.
 
Dukesha kishte zgjedhur një fustan ngjyrë pjepri të Aleksandër McQueen dhe një kapelë ku dukej si gjithmonë shumë e bukur. Pippa Middleton kishte zgjedhur si shoqërues të saj, disa fëmijë të vegjël mes tyre princi George dhe princesha Charlotte.
 
Mediat britanike, e kanë konsideruar dasmën e motrës së Kate Middleton, Pippa dhe bashkëshortit të saj James Matthews “thuajse mbretërore”. 

[gallery]22360[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)