“Ura me Tri Harqe”, triniteti shqip
i pikturës, teatrit dhe kinemasë

“Ura me Tri Harqe”, triniteti shqip<br />i pikturës, teatrit dhe kinemasë
TIRANE - Në ambientet e Universitetit të Arteve në Tiranë, në Sallën e Madhe, Galerinë FAB, sallën Black Box, duke nisur nga dita e djeshme për të vazhduar edhe sot gjatë gjithë ditës jepet edicioni “Ura me Tri Harqe”, që vjen si një histori bashkëpunimi midis institucioneve artistike të Prishtinës, Tetovës dhe Tiranës.

“Historia e këtij bashkëpunimi është e gjatë dhe mund të themi me plot gojën se ka qenë e natyrshme dhe e frytshme, jo vetëm në kuadrin institucional, por edhe në realizimin e mjaft projekteve të përbashkëta artistike e kulturore si dhe në njohjen, ballafaqimin dhe shkëmbimin e eksperiencave profesionale ndërmjet pedagogëve dhe studentëve të të tre institucioneve.

Vlen të theksohet se një pjesë e pedagogëve të Fakulteteve të Arteve në Prishtinë e Tetovë janë diplomuar në Universitetin tonë të cilët, po japin një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe unifikimin në një mënyre apo tjetër të programeve dhe kurrikulave në shkollat respektove”, tha dje për Shqiptarja.com zëvendës-rektori Arben Llozi.

Aktiviteti do të jetë i ngjeshur, duke përfshirë ekspozitën e arteve të bukura, shfaqjen e filmave me metrazh të shkurtër, shfaqjet teatrale, si dhe koncerte e përbashkëta simfonike, me pjesëmarrjen e mbi 100 studentëve dhe pedagogëve nga Tirana, Prishtina dhe Tetova.

Mbrëmë në orën 17.00 është çelur ekspozita te galeria “Fab”, ndërsa në orën 19.00 u dha shfaqja e teatrit “Pelikani” me autor August Strimberg me regji të Agnes Nokshiqit dhe “Zi e më zi” me autor Kristo Floqin, me regji të Ledian Gjeçit.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.05.2013

Redaksia Online
(b.m/sqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi