“Urat e Ballkanit flasin”, sjell një
sërë aktivitetesh kulturore në Berat

“Urat e Ballkanit flasin”, sjell një<br />sërë aktivitetesh kulturore në Berat
TIRANE- Në kuadër të nismës globale “Kultura një Urë drejt Zhvillimit”, qyteti muze i Beratit mblodhi të shtunën një sërë personalitetesh të jetës kulturore dhe artistike të vendit tonë dhe shteteve të Ballkanit, nën morinë aktiviteteve kulturore të organizuara enkas për këtë ditë.
 
“Urat e Ballkanit Flasin” ishte simpoziumi i parë që hapi siparin kulturor në këtë qytet. Vizita në Muzeun Kombëtar “Onufri”, si dhe në lagjen “Kala”, ka mrekulluar përfaqësuesit e ardhur nga shtetet ballkanike.
 
Më pas ekspozita me titull “Murmurima e ujërave”, një panair me punime artizanale, i impresionoi artistët e shteteve të Ballkanit.
 
Në aktivitet kulturore të organizuara në këtë qytet e pranishme ishte ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, si dhe drejtoresha e UNESCO-s, Irina Bokova.
 
Orët e mesditës dhe deri në mbrëmje janë ndezur nga një koncert i artistëve të Ballkanit. Ndërsa, mbrëmja është mbyllur me një spektakël të animuar 3D, shfaqur mbi urën shekullore të Gorricës.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)