“Urbanika”, alarmi për kancerin
e gjirit: Shqipëria pa regjistë

“Urbanika”, alarmi për kancerin<br />e gjirit: Shqipëria pa regjistë
TIRANE- “Urbanika” zbulon alarmin e Rrjetit Europian për Kancerin ENCR. Ka qe në kjo tema e diskutimit në emisionin “Urbanika” në “A1 Report”. Sipas Rrjetit Europian për Kancerin ENCR, Shqipëria është i vetmi vend në Europë pa një regjistër për kancerin.

Të ftuar në studio, mjekë, psikologë e pacientë kanë diskutuar rreth kësaj problematike mjaft të ndjeshme të shoqërisë shqiptare, dhe jo vetëm.

Mjekë thonë se janë rritur rastet e diagnostikuara me kancer gjiri gjatë viteve të fundit.

Mjekët vënë theksin tek diagnostikimi i hershëm i sëmundjes në mënyrë që të mundësohet edhe një kurim më efikas i sëmundjes.

Sipas mjekëve është e rëndësishme që pacientit t’i komunikohet lloji i sëmundjes që ai ka dhe faza në të cilën ndodhet, në mënyrë që pacienti, sapo të pranojë situatën, të bëhet bashkëpunues për të kuruar sëmundjen.

Ndërsa sipas psikologëve nevojitet një vëzhgim më i plotë i rastit sipas pacientëve, pasi kjo varet edhe nga natyra e tij. Sipas tyre në jo pak raste, janë familjarët e pacientëve ata që nuk pranojnë që pacientit t’i thuhet diagnoza e plotë, apo sëmundja nga e cila ai vuan.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Letërsia shqipe mbetet pa mbret

Letërsia shqipe mbetet pa mbret