TIRANE- Fenomeni i gjakmarrjes është tema në fokus të emisionit “Urbanika” mbrëmjen e sotme në “A1 Report”. Gjakmarrja nuk po ngujon vetëm meshkujt që kanë hyrë në gjak, sipas Kanunit, por edhe fëmijët e tyre.
Në fillim të emisionit janë paraqitur rastet e disa fëmijëve të cilët kërcënohen çdo ditë nga gjakmarrja, dhe për këtë arsye nuk mund të dalin nga banesa.
Zv/Ministrja e Arsimit Nora Malaj, tha se “ne e “institucionalizojmë” krimin e ndodhur si pasojë e hakmarrjes, duke e veshur me justifikimin e ndikimit të kanunit. Por kemi të bëjmë me jetë të humbura, me njerëz e femijë që jetojnë në frikë, apo s’dalin nga banesa”.
Pavarësisht përpjekjeve për të zbutur këtë fenomen nuk është mundur të bëhet diçka konkrete. Por ajo që të frikëson më shumë kur është fjala për gjakmarrjen janë shifrat.
Ndërkohë, të paktë janë fëmijët e ngujuar që i nënshtrohen mësimnxënies në mënyrë private, duke bërë që situata e tyre social-psikologjike të rëndohet ndjeshëm.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Vrasja e Artur Gjizës në muajin korrik në Paskuqan. Djali i Gjizës: Do marr hak