TIRANË - "Pallati në Vlorë drejt prishjes. Përse?". Kjo është tema në emisionin "Urbanika" në A1 Report, nga gazetarja Mirjeta Ngjela. Të ftuar për të ditkuar në këtë temë, janë Artan Lame Drejtori i Aluiznit, Artan Shkreli, urbanist, arkitekt, Arian Galdini, pedagog dhe Eduart Yllaraj, avokat. Ndërkaq bashkë me të ftuarit dhe komunikim live nga redaksia e gazetës Shqiptarja.com për këtë çështje do të jetë edhe kryeredaktori Genc Kondi.

Duke diskutuar në lidhje me pallatin e “Bashës”, kreu i Aluiznit, Artan Lame, tha se, për këtë çështje, të gjitha ata banorë që kanë dokumentet e rregullta do të marrin kompensime nga shteti. Sipas tij, ata persona të tjerë që kanë falsifikuar dokumente do të shkojnë përpara drejtësisë.

Më i ashpër në deklarata e tij, ishte urbanisti, Artan Shkreli. Sipas tij, kompleksi “Jon” në Vlorë, duhet të shembet, sepse sipas tij, pas ndërtimit mbi det, fshihet një krim i madh.

“Krim i madh që objekti në Vlorë është hipotekuar dhe territori u është marrë qytetarëve të Vlorës”, deklaroi Shkreli. Sipas tij, shteti nuk duhet të tërhiqet nga pallati pa leje. “Tërheqja nga kompleksi Jon komprometon aksionin dhe kompleksi Jon në Vlorë duhet të shembet. Ky kompleks është hipotekuar pa përfunduar punimet”, ka deklaruar arkitekti Shkreli.
 
Vijon ...
Redaksia online
(mag/shqiptarja.com)