“Urbanika” për sigurinë e qytetarëve
Urbanët e Tiranës, të frikshëm?!

“Urbanika” për sigurinë e qytetarëve<br />Urbanët e Tiranës, të frikshëm?!
TIRANE- Pakujdesia e drejtuesve të urbanëve në kryeqytet, abuzimi me alkoolin dhe sjellja krejt ndryshe nga ç’parashikon Kodi Rrugor për këtë transport, janë detaje që sillen përmes kamerës së emisionit “Urbanika” sot në “A1 Report”.

Në studio të ftuarit diskutojnë mbi atë që ndodh çdo ditë me linjat urbane në kryeqytet. Në një video të prezantuar gjatë emisionit, shfaqet një shofer i linjës Tirana e Re, i cili i shkeput duart nga timoni duke e lënë atë në gjendje të lirë dhe nxjerr paketen e duhanit. Ndez më pas një cigare dhe gjatë të gjithë kohës së tymosjes, timoni i autobuzit në lëvizje është i pakontrolluar prej tij, pa përmëndur faktin që ligji shkelet dy herë në këtë rast, pasi duhani nuk lejohet të pihet në autobuz.

Në një tjetër video shihet një shofer i linjës së Porcelanit, i cili lejon një fëmijë të moshës rreth 4 vjeç të hyjë në kabinën e drejtuesit të mjetit. Fëmija i mitur ngjitet afër timonit dhe është i lirë të prekë butonat apo edhe drejtimin e timonit të mjetit, gjatë kohës që ky i fundit është në lëvizje dhe mund të rrezikohet jeta e fëmijës, por edhe e pasagjerëve të shumtë.

Në një video të tretë shihet një shofer i linjës së Unazës, i cili shikon gjithçka përreth tij duke shijuar një kafe dhe muzikën popullore në sfond, por nuk shikon asnjëherë mbi timonin e mjetit të drejton e aq më pak rrugën përballë tij. Për minuta të tera, ky drejtues i autobuzit të mbingarkuar me njerëz, edhe konsumon biseda me fatorinon e autobuzit i pashqetësuar nga qarkullimi i rrremujshëm i trafikut të Tiranë.

Në videon e katërt, shfaqet drejtuesi i autobuzit të linjës së Porcelan-Qendër, në të cilin shoferi i mjetit të transportit publik po e drejton mjetin vetëm me një dorë, pasi dorën tjetër po e përdor për të folur në telefon. Për disa minuta ky mjet drejtohet me një dorë dhe në mënyrë të pavëmendshme.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë sot në Kosovë

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë sot në Kosovë