“Ushqimet e dashurisë” të
shëndetshëm, por jo afrodiziak

“Ushqimet e dashurisë” të <br />shëndetshëm, por jo afrodiziak
Ushqimet që konsiderohen si afrozidiakë si çokollata, midhja, veza, bajamet, banania, avokado dhe fiqtë, nuk shërbejnë në realitetpër të ndezur dëshirat seksuale. Sipas Linda Yarroë, profesore e të ushqyerit të Njeriut në Universitetin Shtetëror të Kansas, më së shujmti bëhet fjalë për një efekt të tyre në placebo dhe nuk ka asnjë provë shkencore të efektit pozitiv të këtyre ushqimeve mbi seksualitetin. Megjithatë jo çdo gjë është e kotë, sepse, këto ushqime mund të kotribuojnë në shëndetin e njeriut.

Çokollata
- Çokollata përmban, për shembull, flavonoids, të cilat janë antioksidantë dhe për të përmirësuar funksionin e enëve të gjakut dhe për të reduktuar rrezikun e sulmeve të zemrës, por kjo nuk është dëshmuar të ketë efekte afrozidiak.

Midhjet
- Edhe midhjet, shpesh të konsideruara si një nga "ushqimet e dashurisë" nuk rritet seksualitetin, por në anën tjetër ajo është një burim i rëndësishëm i mineraleve si zinku, hekuri dhe kalciumi: së pari ndihmon për të parandaluar aneminë, së dyti mbron sistemin imunitar dhe së treti ndihmon për të forcuar kockat.

Vezë - Nën lenten e Yarroë edhe veza, një burim i mirë i proteinave shtazore dhe të vitaminave B2 dhe B12: e para thelbësore për zhvillimin e trurit dhe funksionimin e të mësuarit dhe kujtesën, dhe së dyti sepse ka një ndikim pozitiv në sistemin nervor qendror. Megjitahtë edhe në këtë rast nuk është vërtetuar asnjë efekt afrozidiak

Bananet e bajamet
– E njëjta gjë vlen edhe për bananet dhe bajamet, edhe pse të parata janë një burim i rëndësishëm i kaliumit, një mineral i rëndësishëm për funksionin e muskujve, gjë që zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe presionin e gjakut, dhe të dytat (bajamet) përmbajnë magnez, fosfor dhe zink janë gjithashtu një burim natyror i fibrave, përveç që kanë një efekt antioksidant për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminës E.

Avokado - Avocado, ushqime tjetër i konsideruar afrozidiak (por pa prova shkencore), është një burim i mirë i fibrave, kaliumit dhe vitaminës E që përmban yndyrë të pangopur “mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, kur ata zëvendësojnë burimet e yndyrave të ngopura në dietë ".

Fiq – Madje edhe fiqtë, të pasur me antioksidantë dhe që mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, përveçse ështëb një burim i mirë i hekurit. Por ama nuk ka asgjë afrozidiake.

Shkrimi u publikua në Suplementin Shëndeti, në gazetën Shqiptarja.com
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi