GREQI- Shqiptari, që ishte akuzuar se ndihmoi “Vejushën e Zezë” për ta murosur në vaskë bisnesmenin greke, pasi e kishin helmuar më parë, i’a hodhi të gjithë fajin 52-vjeçares Evangeli Zhango, në ngarkim të së cilës pardje u zhvillua seanca e radhës gjyqësore. Seanca ishte ndërprerë më 20 dhjetor dhe filloi normalish pardje në mëngjes deri në orën 19.00, për të vijuar në fund të janarit. Sakaq, pardje u dëgjuan gjithësej 16 dëshmitarë, teksa pritet të japin dëshmitë e tyre edhe 5 të tjerë. Mediet greke raportojnë se pati momente të tensionuara në sallën ku 52-vjeçarja kishte mbërritur me jelek antiplumb, teksa është përpjekur ë mbrojë veten, duke thirrur se është e pafajshme.

Në gjyq u shpalosën detajet e krimit të tmerrshëm, të cilin sipas aktakuzës, 52-vjeçarja e kishte kryer më 24 maj 2009, duke pasur si bashkëpunëtor partnerin grek A,P, i cili vdiq pak muaj më vonë nga “kanceri”. Ndërkaq, një i akuzuar tjetër është shqiptari me inicalet N.K, i cili akuzohet se e kishte ndihmuar ta murosnin në vaskë bisnesmenin 42-vjeçar Tasos Tsagaropoulos. Shqiptari fajësoi “vejushën e zezë” ashtu si të gjithë dëshmitarët, porse morën prej saj ulërimat se ishte e pafajshme. Në qershor 2010, sipas aktakuzës, 52-vjeçarja hodhi qetësues në pijen e portokallit të viktimës dhe me partnerin e saj, e goditën 3 ose 4 herë në kokë me çekiç.

Në regjistrat e gjendjes civile të Komunës së Dhivrit, ajo figuron me emrin Panago. Më tej është transformuar në Evangjelia, për të pësuar transformimin e fundit në Greqi, ku më së shumti njihet thjesht Eva. Është person në kërkim nga policia shqiptare dhe Interpol Tirana. Pasi vrau të shoqin në Sarandë dhe iku në Greqi, iku në Amerikë, ku gjeti një burrë të pasur me të cilin u martua e fitoi shumë para. E bindi burrin e radhës që të kthehen në Greqi, ku e braktisi në një azil pleqsh. Mbi të rëndojnë denoncime për rrëmbim pasurie nga familjarë të 13 burrave pleq në Kretë, Volos, Selanik dhe Peloponez.
 

 Shkrimi u publikua sot (19.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)