“Veshja e Re e Perandorit”, shfaqje
teatrale e nxënësve të italishtes

“Veshja e Re e Perandorit”, shfaqje<br />teatrale e nxënësve të italishtes
GJIROKASTER - “Veshja e Re e Perandorit” ka qenë shfaqja e përgatitur nga një grup nxënësish të seksioneve evropiane të gjuhës italiane të shkollave 9-vjeçare “Koto Hoxhi” dhe “Urani Rumbo” në qytetin e Gjirokastrës. Shfaqja vjen si një përshtatje e versionit teatror të përrallës së Andersenit e cila u përshtat nga shkrimtari i njohur Italian Gianni Rodari. Lektorja italiane Emanuela Sartorelli thotë se mesazhi i kësaj pjese është se nuk mjafton paraqitja dhe pushteti për të qenë dikush, por e rëndësishme është thelbi edhe pse në realitet kjo gjë nuk ndodh.
 
“Ky spektakël teatral është marrë nga vepra e famshme e Andersenit, “Veshja e Re e Perandorit” dhe sot këtë pjesë që është përpunuar nga Xhani Rodari, do ta përcjellin nxënësit e klasave evropiane të gjuhës italiane. Mesazhi i përrallës është që pamja e jashtme nuk është gjithçka. Ajo që e bën të rëndsishmë njeriun është tjetër gjë edhe pse në realitet nuk ndodh kështu”,-thotë ajo.
 
Seksionet evropiane funksionojnë prej dy vitesh në qytetin e Gjirokastrës në dy shkollat 9-vjeçare “Koto Hoxhi” dhe “Urani Rumbo”. Përveç orëve të programuara të gjuhës italiane, në këto klasa zhvillohen edhe orë speciale për gjuhën dhe kulturën nën kujdesin e mësuesve dhe lektorëve të ardhur nga Italia. Ky aktivitet u zhvillua nën kujdesin e Konsullatës Italiane të Nderit në Gjirokastër, në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Tiranë.

Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm