“Vetëvendosje” në protestë:
Koalicioni Thaçi-Daçiç fali Preshevën

“Vetëvendosje” në protestë: <br />Koalicioni Thaçi-Daçiç fali Preshevën
KOSOVE - Rreth 10 mijë qytetarë ju përgjigjen ftesës së lëvizjes “Vetëvendosje” në protestë për t'u solidarizuar me Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin. Qytetarët marshuan përgjatë rrugëve të Prishtinës për t’u mbledhur në sheshin Nëna Terezë para Teatrit Kombëtar, ku të pranishmëve iu drejtuan Vlora Shaqiri, përfaqësuese e shoqatës “Vatra”, shoqatë kjo që mbledh dhe përfaqëson shqiptarët e shpërngulur nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, Belgzim Kamberi, drejtor i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Preshevë dhe kryetari i lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti.

Kurti ka kërkuar kthimin e lapidarit në vendin e mëparshëm dhe ndërprerjen e negociatave me Serbinë. Sipas Kurtit, Qeveria e Kosovës as që ka menduar t’u ndihmojë shqiptarëve të Luginës së Preshevës, por përkundrazi po bisedon me Serbinë në dëm të tyre. Kurti ka thënë se kjo protestë është kundër koalicionit Thaçi- Daçiç, sepse sipas tij, me bisedimet mes këtyre dy Kryeministrave është falur Presheva.

Kryetari i lëvizjes “Vetëvendosje” Albin Kurti, duke kritikuar Qeverinë e Kosovës për braktisjen e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, përsëriti edhe njëherë kërkesat e protestës, pa të cilat gjendja e shqiptarëve në këto tri komuna nuk mund të përmirësohet.

“Këkesat e lëvizjes “Vetëvendosje” janë:
1. Respektimi i të drejtave civile dhe kolektive të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, si dhe kthimi i lapidarit në vendin e mëparshëm.
2. Ndërprerja e menjëhershme e procesit negociator të Kosovës me Serbinë.
3. Kthimi i rezolutës së Kuvendit për reciprocitet të plotë politik, ekonomik e tregtar me Serbinë që menjëherë do të sillte tek ndalimi i mallrave serbe në Kosovë.
4. Ndërmarrja e veprimeve konkrete për shtrirjen e sovranitetit të plotë të Republikës së Kosovës në gjithë territorin e Kosovës”, u shpreh Kurti.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve