“Vetëvendosje” vendos flamurin
kuq e zi në Kuvendin e Kosovës

“Vetëvendosje” vendos flamurin <br />kuq e zi në Kuvendin e Kosovës
KOSOVE - Gjatë ditës së sotme deputetët e Lëvizjes Vetëvendosjes kanë ngritur një flamur të madh kombëtar në ndërtesën e Kuvendit te Republikës së Kosovës për ta shënuar 28 nëntorin, ditën e Flamurit dhe ditën e Pavarësisë së shqiptarëve.

Lëvizja Vetëvendosje thekson se ky është një moment reflektimi për vështirësitë që ka kaluar kombi shqiptar në këto 100 vite.

“Është shumë me rëndësi që ky moment dhe kjo ditë të shfrytëzohet për reflektim të vështirësive për këto 100 vite që i ka kaluar kombi ynë, me vështirësitë që po ballafaqohemi sot dhe për të ardhmen e kombit. 28 nëntori duhet të na kujtojë se projekti i rilindasve për një Shqipëri të pavarur e sovrane ende nuk është realizuar dhe ky projekt i rilindasve duhet të jetë projekt i secilit prej nesh dhe të gjithë neve së bashku”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë që sipas Lëvizja Vetëvendosje Kosova si shtet i ri nuk është ende një shtet i përfunduar, pasi nuk ka kontroll mbi tërë territorin e vet.

“Pra sot duhet ta kujtojmë se si ende Kosova edhe pas 5 viteve pavarësi nuk ka arritur që ta kontrollojë tërë territorin e vet. Sot duhet ta kujtojmë se gjithandej shqiptarë jetojnë në kushte të mjerueshme, jetojnë ne varfëri sociale dhe jetojnë në degradim ekonomik”, theksohet në njoftimin e Vetëvendosjes.

(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq Në det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq Në det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz