“VIP”-at shqiptarë dhe destinacioni
i tyre për  “Shën Valentin”

“VIP”-at shqiptarë dhe destinacioni<br />i tyre për  “Shën Valentin”
“Shën Valentini” është dita në të cilën festojmë rënien në dashuri, duke shkëmbyer dhurata për t’i kujtuar njëri-tjetrit rëndësinë, bukurinë dhe kënaqësinë e të qenit “të prekur” nga erosi, zoti i dashurisë.

Po ku do ta kalojnë Shën Valentinin “Vip”-at shqiptar lind pyetja?

Ndërkohë, që sa shumica e shqiptarve të dashuruar do të festojnë sot ditën e Shën Valentinit, shumica e personazheve të njohur në vendin tonë kanë vendosur të jenë pranë të dashuruarëve nëpër clubet e Tiranës dhe pothuajse në të gjithë qytete e Shqipërisë.

Këngëtarja Era Rusi e cila prej vitesh tashmë thyen rekord për të kënduarit “live” nëpër clubet e Tiranës do ta kalojë Shën Valentinin në lokalin e saj të preferuar “Cavaliero” së bashku me Altin Gocin dhe shumë artistë të tjerë.

Ajo në çdo dalje të saj elektrizon publikun, perfomanca dhe energjia në skenë e karakterizojnë.

Bëhet fjalë për kosovaren Genta Ismajli, e cila ka zgjedhur Tiranën për të kaluar Shën Valentinin në “Dream City”.

Ndërsa grupi besnik i këngëtarëve Aurela Gaçe dhe dy vëllezërve Endri dhe Stefi do të këndojnë në disco “Calvin”.

Ndërkaq, veç Tiranës shumë këngëtar do të rrugëtojnë nëpër qytetet të tjera të Shqipërisë.

Bukuroshja Ronela Hajati ka zgjedhur Lushnjen dhe Fierin për të kënaqur të dashuruarit në këtë ditë të veçantë. Këngëtari i cili dallohet për zërin e tij të veçantë, Erik Lloshi do të performojë në Tiranë në “Orange Cafy”, një zgjedhje e tij si çdo vit.

Përveç pjesëmarrjes nëpër clube disa “VIP”-a, kanë zgjedhur të festojnë ndryshe Shën Valentin duke prezantuar këngët dhe klipet më të fundit.

Kështu që, bukuroshja Morena Taraku ka zgjedhur pikërisht 14 shkurtin, ditën e të dashuruarve 'Shën Valnetinin', për të sjellë këngën e saj të parë.

Meqë kënga titullohet “My love”, dhe i kushtohet tërësisht dashurisë, sigurisht se kjo do të jetë dhurata më e bukur që Morena ka mundur të bëjë për të dashuruarit.

Ndërkohë, reperi i cili ka thyer rekordet me këngët e tij në Shqipëri, Stresi do të promovojë në këtë ditë të veçantë klipin e tij të ri në bashkëpunim me Labinot Rexhën.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"
(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Netanjahu: Marrim hak ndaj Iranit, e kemi këtë të drejtë! Izraeli sulm në një xhami në Gaza, të paktën 21 të vrarë! Demonstrata për 7 tetorin

Netanjahu: Marrim hak ndaj Iranit, e kemi këtë të drejtë! Izraeli sulm në një xhami në Gaza, të paktën 21 të vrarë! Demonstrata për 7 tetorin