“Vox Baroque” nostalgjia e
muzikës prek Shqipërinë
Një festival tërësisht nën ritmet e muzikës baroke do të përcjell për herë të parë emocionet e kësaj muzikë të lashtë në disa nga qytetet shqiptare. Festivali i Muzikës së Vjetër “Vox Baroque”
Një festival tërësisht nën ritmet e muzikës baroke do të përcjell për herë të parë emocionet e kësaj muzikë të lashtë në disa nga qytetet shqiptare. Festivali i Muzikës së Vjetër “Vox Baroque” është festivali i parë në Shqipëri që i kushtohet tërësisht repertorit barok dhe ka si synim të përhapë muzikën baroke të luajtur me instrumente origjinalë, në respekt të plotë të stilit, rregullave dhe mënyrës së interpretimit të asaj kohe.
Këto rregulla, siç dihet, ishin të ndryshme si nga pikëpamja gjeografike ashtu edhe nga ajo kohore, nuk shënoheshin në partitura dhe e vetmja mënyrë për t’i njohur dhe, mirëinterpretuar sot, është studimi i traktateve teorike dhe i kronikave të asaj kohe. Për gazetën “Shqiptarja.com” drejtori artistik i këtij festivali Jusuf Beshiri, tregoi rëndësinë e këtij festivali dhe padiskutim vlerat që do të shpalosen gjatë udhëtimit në disa nga qytete shqiptare përgjatë ditëve.
“Festivali ka si veçanti sjelljen e repertorit barok të shekujve XVII e XVIII me instrumenta original të periudhës, ku muzikantët që do të interpretojnë gjatë gjithë mbrëmjeve koncertore janë të specializuar me interpretimin e këtij repertori”, theksoi Beshiri. Veç muzikës, “Vox Baroque” zhvillohet në pesë nga qytetet më të rëndësishmet të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë si: Durrësi, Tirana, Shkodra, Berati dhe Fieri.
“Festivali do të rrugëtoj në disa qytete të rëndësishme të trashigimisë kulturore për të promovuar edhe vende të ndryshme të shqipërisë”, tregon drejtori artistik. Një synim tjetër i këtij festivali është të zgjerojë sa më shumë panoramën e barokut duke i sjellë publikut një repertor të pasur jo vetëm me pjesë të kompozitorëve të njohur, por edhe me pjesë qe deri më sot nuk janë luajtur në skenat shqiptare.
Koncerti i fundit do të zhvillohet në zonën turistike të Voskopojës. Krahas grupeve të ndryshme barok që marrin pjesë, në festival do të debutojë për here të parë edhe trio e Albanian Baroque Ensemble, e formuar nga muzikantë shqiptarë që në shkollat Italiane. Ky aktivitet organizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4435
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08