TIRANË - “Vraponi për fëmijët”, - është nisma që mblodhi në kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës, qindra vullnetarë në një maratonë në ndihmë të fëmijëve jetimë. Fondet e mbledhura nga vullnetarët pjesmarrës në vrapim do të shkojnë për shërimin e fëmijëve jetimë me sëmundje që kanë nevojë për terapi të kushtueshme.

Fondacioni Vodafonë Albania ishte organizatori i këtj eventi, drejtori Albi Greva, shpjegon qëllimin e kësaj nisme.

Vullnetarë të këtij eventi shprehin rëndësinë e sensibilizimit në ndihmë të fëmijëve jetimë. Një kauzë e tillë sociale ka sjellë një mengjes ndryshe të së shtunës në kodrat e liqenit. Të gjithë së bashku të ndërgjgjësuar në ndihmë të fëmijëve në nevojë imediate
 
Redaksia online
(jk/ac/shqiptarja.com)