“Vrasësi i heshtur”, hepatiti C
simptomat që nuk duhen shmangu

“Vrasësi i heshtur”, hepatiti C<br />simptomat që nuk duhen shmangu
Hepatiti C është një infeksion i rëndë dhe shpesh i fshehur i mëlçisë, i shkaktuar nga virusi i hepatitit C. Është një nga pesë llojet e hepatiteve (4 të tjerët janë hepatiti A, B dhe më pak të zakonshmit D dhe E).
 
Hepatiti C transmetohet kur gjaku i një personi të infektuar kalon në enët e gjakut të një personi të shëndetshëm, për shembull, nëpërmjet gjilpërave të infektuara (përfshirë edhe gjilpërat që përdoren për tatuazhet), kryerja e marrëdhënieve seksuale pa masa mbrojtëse etj.

Hepatiti C mund të shkojë nga një sëmundje e lehtë që zgjat disa javë, deri në një gjendje të rëndë apo të përjetshme, që mund të çojë në cirrozë apo kancer të mëlçisë, shkruan gazeta Shendeti.
 
Hepatiti C akut
Hepatiti C akut është një infeksion viral që zhvillohet në javët apo muajt e parë kur gjaku i një personi infektohet me virusin e hepatitit V.

Në 25% të rasteve, personat e infektuar pastrohen në mënyrë spontane nga virusi.

Duke qenë se nuk ka simptoma të suksesshme të kësaj sëmundje, apo mund të ngatërrohen lehtësisht me sëmundje të tjera, shumë raste me hepatit C përfundojnë me infeksion kronik.
 
Hepatiti C kronik
Rreth 75%-85% e personave me hepatit C akut mund të zhvillojnë infeksion kronik, që zgjat të paktën 6 muaj ose më shumë.

Edhe në këtë fazë, shumë njerëz nuk përjetojnë simptoma. Mund të jetoni vite me këtë infeksion dhe mund të mos e kuptoni derisa të fillojnë të shfaqen problemet me mëlçinë.

Hepatiti kronik C mund të zbulohet edhe gjatë kontrolleve rutinë të gjakut, ose kur një person i infektuar përiqet të dhurojë gjak.

Në të gjithë botën, gati 700 mijë njerëz vdesin çdo vit nga sëmundja e mëlçisë e lidhur me hepatitin C.

Hepatiti C është quajtur “vrasës i heshtur”, sepse virusi fshihet në trup për vite me radhë. Duke qenë se tek shumë njerëz nuk shfaqen shenjat paralajmëruese të hepatitit C (ose nuk e dinë si dhe kur janë infektuar), ata nuk marrin trajtim derisa të jetë shumë vonë.

Shumë simptoma të hepatitit C mund të ngatërrohen gjithashtu me sëmundje të tjera.

Ja cilat janë disa nga këto simptoma
 
Lodhje
Temperaturë
Dhimbje të muskujve dhe kyçeve
Mungesë oreksi
Të përziera
Dhimbje në pjesën e sipërme të stomakut
Urinë në ngjyrë të verdhë të errët
Të vjella
Zverdhje të lëkurës dhe syve (verdhëz)
Acarim të lëkurës
Jashtëqitje në ngjyrë të zbehtë
Gjakderdhje
Nxirje të lëkurës

 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj nga babai i ish-të dashurës, vëllai i tij dhe kushëriri

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj nga babai i ish-të dashurës, vëllai i tij dhe kushëriri