TIRANE - Teatri për fëmijë “Zërat e Detit”, shkruar nga Milena Selimi, do të ketë tre shfaqje, ditën e martë, 4 qershor, në jug të vendit. Nën regjinë e Endri Çelës shfaqja do të jepet në shtëpinë e fëmijës në Sarandë më pas në Ksamil e në Konispol.
Shfaqja është pjesë e projekteve të Teatrit Shëtitës, i cili ka një nga përparësitë e tij krijimin e teatrit të fëmijëve në ato zona ku shfaqjet teatrore janë të rralla. Interpretojnë: Elidon Alika, Nelson Mulla, Anisa Canaj dhe Kryetari Portokalli (Misteriozi).
Pjesa, e shkruar plot dinamikë, humor dhe situata befasuese kërkon të komunikojë me fëmijët për të sjellë informacione të rëndësishme për ekosistemet, duke sjellë në vëmendjen e tyre rëndësinë e ujërave dhe deteve.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 04.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com