“Fjalori politik i javës këtë herë nxorri fituese fjalën “zemërthyerja”. E përdorën atë një numër politikanësh, sejcili në kontekstin që i vinte më për mbarë. Nga gjendje emocionale, zemërthyerja, papritur u shndërrua në gjendje politike, në kategori, ose (largqoftë) në lëvizje politike. Një metamorfozë që meriton vëmendje, koment dhe diskutim.
Personalisht, para së gjithash, më tërhoqi vëmendjen trajtimi i fjalës “zemërthyerje”nga Sali Berisha. Berisha i kushtoi trajtimit të çështjes një dalje të posaçme në publik. Ai pranoi se nuk ishte zemërthyer, pse shqiptarët nuk e votuan dhe një herë. Ai e refuzonte zemërthyerjen, pavarësisht nga “1 milion shpullat” që ia kujton me qejf kundërshtari.
Deri dje Berisha kishte njohur përgjegjësinë e tij për humbjen e zgjedhjeve. Njeriu që është përgjegjës për “dëmin”, apo “gjëmën” që ka sjellë, si rregull është modest, kokëulur, i trishtuar, por kurrë qejfmbetur, hatërli, zemërthyer. Në meditimin e vet politik Berisha nuk qenka përballur me modestinë dhe përulësinë! Ai qenka përballur me qejfmbetjen dhe zemërthyerjen! Mos valle po ndërron mendje? Mos vallë po na “ rrëfen” se përgjegjësia nuk është e tij, por e shqiptarëve që nuk e votuan?
Me tej Berisha na tha se, ai nuk është qejfmbetur, nuk është zemërthyer. Ai nuk ia ka “mbajtur shënim” shqiptarëve gabimin. Si gjithë njerëzit e mëdhenj, ai nuk bie pre e emocioneve negative, por di të ngrihet mbi to e të ngadhnjejë. Të jetë kjo arsyeja pse Berisha vendosi të ngjitet në Olimp dhe ta drejtojë PD-në nga “lart”?
Berisha, siç dihet, është kardiolog. Kjo duhet të jetë arsyeja që ai ka marrëdhënie të shkëlqyera me të gjitha patologjitë e zemrës, sidomos me “zemërthyerjen”: Berisha ka gjetur zgjidhjen, ka zbuluar sekretin e suksesit. Zemërthyerjen e vet ai nuk e pranon, kurse për zemërthyerjen e demokratëve me Berishën, thjesht nuk i bëhet vonë.”
*Shkrimi eshte publikuar ne profilin zyrtar te ish-deputetit demokrat Fatos Hoxha ne rrjetin social Facebook
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com