Bënte zhurma shqetësuese dhe sjellje të papëlqyeshme në publik, policia e Fierit arreston një 32-vjeçar.
Në pranga ka rënë Eridjon Gjata, 32 vjeç, banues në lagjen "8 Shkurti" në Fier. Gjatë arrestimit të tij, shtetasi Gjata, ka kundërshtuar punonjësit e policisë duke tentuar ti qëlloj ata me thikë.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme me datë 02.06.2017, pasi ai ka hedhur sende të banesës së tij në rrugën e lagjes "8 Shkurti" Fier duke krijuar zhurma shqetësuese, ka bërë sjellje të papëlqyeshme në vende publike si edhe ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë duke tentuar t'i qëlloi ata me thikë. U sekuestrua thika në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik" ,"Prishje të rendit dhe qetesisë publike" dhe "Kanosje" parashikuar nga Nenet 236, 274 dhe 84 të Kodit Penal.
Redaksia Online
J.SH Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA