“Zonat e Bankimit 24/7” janë hapësira shërbimi për klientët e ProCredit Bank, të pajisura me një bankomat, i cili shërben për depozitimin e parave cash për klientët e biznesit. Gjithashtu, klientët mund të kryejnë edhe një sërë pagesash të faturave mujore. “Zona” është e pajisur me një telefon, nga ku klientët mund të telefonojnë në çdo moment punonjës të dedikuar të bankës, nëse hasin në ndonjë pyetje gjatë kryerjes së shërbimeve elektronike. Ky projekt do të marrë shtrirje dhe zhvillim në të gjithë rrjetin e Bankave ProCredit në rajon, për të rritur dhe zhvilluar pozitivisht rrjetin e gjërë të marrëdhënieve tregtare që ekziston ndërmjet klientëve të ProCredit Bank në shtete të ndryshme.

ProCredit Bank Kosovë ka inauguruar zyrtarisht qendrat e reja të shërbimit bankar “Zona Bankimit 24/7”. Në fjalën e tij përshëndetëse, z. Ilir Aliu, Drejtor i Përgjithshëm i ProCredit Bank Kosovë, theksoi rëndësinë e përdorimit në mënyrë efikase të fondeve nga ana e klientit, duke optimizuar kohën për këto shërbime dhe duke qënë më i pavarur nga njësitë e biznesit të bankës për ekzekutimin e transaksioneve të ndryshme, nëpërmjet përdorimit të shërbimeve të automatizuara.
procredit bank

Ndërsa në fjalën e tij, Drejtuesi i Bordit të Drejtorëve të ProCredit Bank Kosovë, z. Borislav Kostadinov ka nënvizuar mbështetjen e ProCredit Holding, aksionerit kryesor të ProCredit Bankë në Kosovë dhe më gjërë në bankat ProCredit në rajon, për krijimin dhe avancimin e një platforme moderne dhe efikase të bankingut për klientët e ProCredit Bank.

Si pjesë e Grupit ProCredit, ProCredit Bank Shqipëri do të aplikojë shumë shpejt teknologjinë e duhur për ofrimin e këtij shërbimi për klientët e vetë, duke sjellë një inovacion për sistemin bankar shqiptar.
procredit bank

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)